Presidenti i Zimbabve, Robert Mugabe, ka dhënë dorëheqjen. Lajmi u bë i ditur nga kryetari i Parlamentit të vendit afrikan, i cili deklaroi se kishte marrë një letër nga udhëheqësi 93-vjeçar.
Fundi i Mugabes erdhi kur ai shkarkoi zëvendësin e tij duke i hapur rrugën drejt pushtetit bashkëshortes Grace Mugabe, por askush në Zimbabve nuk pranoi trashëgimin e shtetit.
Ndërkohë nëpër rrugët e kryeqytetit, Harare ka nisur festa pas dorëheqjes së presidentit. Qyeteti u mbush me ngjyra të ndryshme dhe njerëz të gëzuar që këndonin e festonin largimin e Mugabe.




















