Një biznesmen australian jeton së bashku me gruan e tij 27 vjeçare dhe me dy të dashurat e tjera. Po flasim për biznesmenin e duhanit Travers Beyno, gruan e tij Taesha dhe të dashurat e përhershme Nisha 22 vjeçe dhe Krysztal 21 vjeçe.
Ata jetojnë në Gold Coast në Australi dhe në festat që ai organizon në fundjavë në vilën e tij, numri i vajzave shkon në rreth 30 me të cilat kalon natën.
Në një intervistë për Daily Mail, biznesmeni thotë se bashkëshortja e tij nuk e ka aspak problem që ai fle edhe me 30 femra të tjera. Sipas 46 vjeçarit, jeta e tyre martesore funksionon sepse Taesha e dashuron jetën seksuale dhe i pëlqen vajzat e tjera.
“Unë dhe Travers kemi një martesë dhe marrëdhënie të fortë. Kalojmë shumë kohë së bashku. Ndihem sikur jam gjithmonë në qendër të vëmendjes së tij”, shprehet gruaja e tij Taesha.
Nga ana tjetër biznesmeni shtoi se ka një proces shumë të rreptë të përzgjedhjes së të dashurave të tij dhe gjithmonë është në kërkim për vajza të tjera.









/a.m.










