Fenomeni “Balena Blu” rikthehet frikshëm edhe një herë tjetër. Një adoleshent që besohet se po luante këtë lojë, goditi me thikë mësuesin e tij në qafë, bëri një foto me të, dhe më pas vrau edhe veten. Ngjarja e rëndë ndodhi në Rusi. 18-vjeçari Andrey Emelyannikov vrau mësuesin e tij, 44-vjeçarin Sergei Danilov, baba i tre fëmijëve, ish-oficer ushtrie.
Loja ‘Balena Blu’ parashikon plotësimin e 50 detyrave, përpara se të vrasësh veten. Në Rusi raportohet se dhjetra të rinj kanë vrarë veten nga kjo lojë, e cila është përhapur edhe në shumë vende të tjera të botës.
ma.me