Një faqe shqip në “Facebook”, e cila quhet “Halal Channel” ka arritur që të mbledhë më shumë se 7 mijë shqiptarë në të.
Por përmbajtja e faqes është pro ISIS-it dhe pro nxitjes së urrejtjes ndërfetare. Kështu, në faqe publikohet mesazhe dhe shtrembërime të Kur’anit.
Në një prej statuseve të faqes, e cila e cilëson veten si organ mediatik, nxitet urrejtje mes të krishterëve dhe myslimanëve.
“Adhuruesit e kryqit, jehudët, budistët bëjnë çmos për të bërë çrregullime mbi tokën e Allahut te’ala”, shkruhet në një mesazh të faqes.
Po kështu, nuk janë të pakta mesazhet mbështetëse të ISIS-it dhe imamëve shqiptarë të burgosur për rekrutime xhihadistësh./panorama/a.k