• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTOT/ “Familja” dhe “partneri” virtual, vajza që zhvati drejtorin me 30 profile false

by A R
30/09/2017 08:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që 27-vjeçarja Enertila Beqja, e akuzuar për mashtrimin dhe zhvatjen e 60 mln lekëve ndaj Barush Ahmetit, drejtor i postës në Manzë, vuan nga sëmundje e shëndetit mendor dhe ka krijuar personalitet të disafishtë e tregojnë qartë dhjetëra profilet e saj në “Facebook”.

I dashuri i saj imagjinar është Albano Stafa i cili jeton në Itali sipas vajzës dhe prindërve të saj. Aq shumë është ngulitur ky personazh në mendjen e 27-vjeçares sa vajza ka menduar se është edhe shtatzënë me të.

Profilet e Mona Lisa (10)

Të gjitha ëndrrat i ka krijuar me Albanon, dhe mbiemrin e saj e ka vendosur Stafa në FCB ku ka një foto së bashku me nënën e saj.

Profilet e Mona Lisa (6)

Madje ka krijuar edhe familjarët e saj imagjinarë, kunata dhe njerëzit e tjerë të afërm. Për çdonjërin prej tyre ka hapur nga një profil në “Facebook”.

Në Facebook-un e vajzës komentojnë dy ‘kunatat’ e saj, motrat e Albanos (imagjinar).

Enxhi Stafa dhe Xhesika Stafa janë motrat imagjinare të Albanos, të cilat komentojnë në fotot e Enertilës. Por edhe adresa të tjera Anjeza Stafa Enxhi dhe Emanuela Stafa, Nisa Stafa janë disa prej adresave që ajo kishte hapur.

Profilet e Mona Lisa (4)

Enertila u përgjigjet komenteve të kunatave, të saj, me ikonat e dy shoqeve të lumtura, ndërsa të tria adresat e “Facebook” janë të hapura e menaxhohen prej saj.

Në një tjetër postim të saj vihet re se personazhi “ Elona Gjoka” me të cilin ka komunikuar me 30-vjeçarin Barush Ahmeti, nuk mungon t’i japë pëlqim postimit të saj.

Albano Stafa është i dashuri i saj i ëndërruar, emër të cilin edhe nëna Emineja dhe e babai i saj Myrtezai e njohin si të fejuarin e vajzës së tyre, i cili do të vijë t’ju kërkojë dorën e saj në shtëpi për martesë.

Miku i zemrës së 27-vjeçares që vuan nga “Pseudologjia” ka një profil po aq të rremë sa edhe Elona Gjoka, apo shumë emra të tjerë të cilët janë miq të përbashkët rreth Enertila Beqjës.

Albano Stafa nuk ka asnjë shok. Foto profil është barku i një gruaje shtatzënë, ndërsa postimi kryesor është një foto ku dy duar e një mashkulli dhe një femre rrinë së bashku të lidhur.

Një çift buzë deti të përqafuar, dhe të dashuruar janë dy postimet më të hershme, foto këto që rëndom i gjen në motorin e kërkimit në “google”.

Një varëse floriri me shkronjën A mbi një pistoletë, dhe një tufë me euro, kanë qenë postimi i parë i Albano Stafës të fejuarit imagjinar të Enertila Beqjas.

Me shumë personalitete njëherësh, 27-vjeçarja Enertila Beqja ka krijuar botën e saj të ëndrrave, ku ka një të fejuar, është shtatzënë, ka kunata, kunetër nga Albano e gjithçka tjetër me të cilën përbëhet familja./Balkanweb/a.m.

Next Post
Prishja e ndërtesave në Dhërmi, Greqia kërcënon me ‘kartën’ e integrimit

Parandalohet atentati ndaj presidentit grek, antiterrorri çaktivizon bombën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndahet nga jeta ish-portieri i njohur gjirokastrit, Miço Çaro

Ndahet nga jeta ish-portieri i njohur gjirokastrit, Miço Çaro

March 13, 2026
LIVE! “Integrimi nuk cenohet”, Rama: Kërkesa e SPAK nuk përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë

LIVE! “Integrimi nuk cenohet”, Rama: Kërkesa e SPAK nuk përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë

March 13, 2026
“Irani do të përdorë çdo mjet kundër nesh”, Hoxha pas sulmit ndaj Kuvendit: Duhet të jemi vigjilentë

“Irani do të përdorë çdo mjet kundër nesh”, Hoxha pas sulmit ndaj Kuvendit: Duhet të jemi vigjilentë

March 13, 2026
Surroi: Kosova dhe Serbia rrezikojnë të sjellin luftën e re të ftohtë në kufinjtë mes tyre

Rrëfime paqeje

March 13, 2026
Serbia bleu raketa kineze, reagon Prishtina: Shpërfaqje e tendencave hegjemoniste ndaj fqinjëve

Serbia bleu raketa kineze, reagon Prishtina: Shpërfaqje e tendencave hegjemoniste ndaj fqinjëve

March 13, 2026
Sërish raketa iraniane drejt Turqisë! Valë e re sulmesh amerikano-izraelite ndaj Iranit

Sërish raketa iraniane drejt Turqisë! Valë e re sulmesh amerikano-izraelite ndaj Iranit

March 13, 2026
Kultivim dhe shitje narkotikësh, dënohen 5 anëtarët e grupit kriminal

Kultivim dhe shitje narkotikësh, dënohen 5 anëtarët e grupit kriminal

March 13, 2026
E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

March 13, 2026
Rritja e çmimit të naftës, si Rusia përfiton deri në 150 milionë dollarë në ditë

Rritja e çmimit të naftës, si Rusia përfiton deri në 150 milionë dollarë në ditë

March 13, 2026
Irani shënjestron bazën franceze në Irak, vritet një ushtar. Reagon ashpër Macron!

Irani shënjestron bazën franceze në Irak, vritet një ushtar. Reagon ashpër Macron!

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In