Këngëtarja Eneda Tarifa e ftuar në “Pop Cukture” ka folur për ndarjen me bashkëshortin e saj Erion Zaloshnja. Tarifa ka treguar se ndihet e fyer nga të gjithë ata që e komentuan gjerë e gjatë këtë temë.
“Këta të prekin familjen, gjërat më të shtrenjta, pjesë të jetës dhe historisë tënde, të futen në të mbathura. Historia ime ishte e qetë, shumë e bukur, shumë interesante. Ndihem e fyer për këtë fakt, që njerëzit mundohen të hedhin baltë.”-është shprehur këngëtarja.












