• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Einxhel Shkira… ëngjëll apo djall?

by Java News
05/02/2017 15:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një foto sensuale që prezantuesja e njohur Einxhel Shkira postoi në Instagram nga seti “Joshja e fundit”, ngriti temperaturat në rrjetet sociale.

Si një vajzë që i jep rëndësi ndjenjës, ajo e ka shoqëruar foton me mbishkrimin ku shpreh hapur dhe filozofinë e saj, ndërsa e përshkruan veten kështu: “Ajo mund të jetë ndërtuar për të joshur, por është bërë për t’u dashur. Jemi krijuar që të dashurojmë e të na dashurojnë, e sido që të jemi apo të dukemi, dashuria i përket shpirtit, jo trupit”.

Në këtë muaj të dashurisë, moderatorja e një emisioni muzikor në radio “City Radio” 88.0 fm, që po përgatitet të rikthehet në ekran me një format të rrallë, rrëfen për gazetën “Panorama” sekretet e joshjes, mashkullin që bën për të, dhe peshoren ku anojnë dashuria dhe seksi…

Nisur nga emri yt Einxhel, ti je vajza engjëll apo djall në marrëdhënie me të tjerët?

Sigurisht që dhe unë kam ato “djallëzitë” e mia të vogla, që e bëjnë jetën pak më pikante. Mbase edhe nga pamja e jashtme s’dukem dhe aq engjëllore, por brenda meje e sigurt që është një engjëll që përputhet totalisht me emrin tim. Mund të pyesni, nëse s’besoni!

Ndërkohë një foto që ke postuar së fundi në Instagram ka nxehur temperaturat në rrjetet sociale. Si ndihesh kur realizon foto sensuale?

Është një set i realizuar nga Armand Sallabanda para shumë kohësh, i titulluar “The Last Seduction” (Joshja e fundit), set që ndër vite mbetet i preferuari im. Ka qenë seti i parë profesional, ku unë do të pozoja me intimo dhe sigurisht, kuptohet, kishte njëfarë ndrojtjeje dhe pasigurie tek unë, por që përçuan në foto ndjesinë e joshjes dhe sensualitetit. Vetëbesimi s’më ka munguar kurrë, por aty për herë të parë zbulova që të ndjehesh sensuale dhe ta manifestosh atë s’ka asgjë të turpshme, përkundrazi, të bën më të vetëdijshme për femrën që ke brenda vetes dhe potencialet e saj. Çdo femër e ka sensualitetin në mënyrat e saj, thjesht unë s’e mbaj dhe aq të fshehtë.

Meqë jemi në muajin e dashurisë, ty të gjen tek apo çift?

Gjithmonë në shkurt jam tek, që të mos shpenzoj para për dhurata (qesh). E vërteta është se s’e kam festuar kurrë Shën Valentinin. Prapë dhe këtë vit jam vetëm, por jo e vetmuar! E rrethuar me shumë njerëz që më duan dhe më vlerësojnë dhe tepër e fokusuar tek objektivat e mi individualë sa për momentin s’ka vend për një person të dytë në mendjen time.

Bukuria dhe format e mira janë një avantazh apo disavantazh për të pasur pranë vetes një djalë të kompletuar?

E zëmë se unë i kam ato dy cilësitë e lartpërmendura…, po keni parë gjë pranë meje ndonjë djalë të kompletuar?! (Qesh) Nëse do të ishte avantazh, atëherë do ta kisha pasur shumë të lehtë të zgjidhja dikë për ta pasur pranë! Siç e kam shkruar dhe te përshkrimi i fotos që kam postuar në Instagram, ndërsa them: “Ajo mund të jetë ndërtuar për të joshur, por është bërë për t’u dashur! Jemi krijuar që të dashurojmë e të na dashurojnë, e sido që të jemi apo të dukemi, dashuria i përket shpirtit, jo trupit”.

Beson te dashuria dhe e ke zbuluar sekretin e jetëgjatësisë së një lidhjeje?

Sigurisht që besoj te dashuria, sepse ajo është ndjenja bazë, jo vetëm e dashurisë, por e gjithçkaje në këtë botë.

Fjala kompromis ka vend për ty në një lidhje?

Jo, unë nuk bëj asnjëlloj kompromisi me zemrën time, nëse s’ka dashuri. Kush e ka provuar të paktën një herë në jetë, edhe pse mund të jetë zhgënjyer ndoshta, gjithmonë do të jetë besnik ndaj ndjenjës më të bukur që është dashuria!

Është ndjenja e vërtetë çelësi i një lidhjeje të gjatë, apo dashuritë e forta nuk janë të destinuara për fund të lumtur?

Jo, s’është gjithmonë ajo çelësi i një lidhjeje të gjatë e të shëndetshme. Historia ka treguar që shumë dashuri të mëdha s’kanë pasur jetëgjatësi… Dhe mesa duket as unë s’e kam zbuluar ende këtë sekret…

Për ty cili është karakteri i mashkullit që do e zgjidhje për partner?

Shpesh pyetem për këtë dhe shoh që dhe vetë, në bazë të situatave apo eksperiencave, ndryshoj diçka nga varianti që kam dhënë më parë. Kjo jo se ndryshoj unë preferencat, por sepse ndryshon oferta në treg. (qesh) Në periudhën që po jetojmë ka filluar të më duket fat i madh nëse do të gjej dikë me testosteron të mjaftueshëm. (qesh). Përtej shakave e kam tepër seriozisht kur them që si fillim do të më mjaftonte të ishte më mashkull se unë.

Ti je për seksin që çon në dashuri apo dashurinë që të çon drejt seksit perfekt?

Sado e rëndomtë mund t’ju duket, unë do të zgjidhja variantin e parë, sepse nga një marrëdhënie fizike mund të lindë dashuria, dhe ky do të ishte përfundimi ideal i çdo marrëdhënie. Por nëse nga dashuria shkojmë thjesht në një kënaqësi fizike si seksi, atëherë kjo do të ishte shumë e trishtë… Unë do të preferoja fundin e lumtur, dhe pse tingëllon si variant filmash më shumë sesa një realitet, por megjithatë më pëlqen të besoj që filmat bazohen në histori të vërteta…!

Je një personazh televiziv që e ke dëshmuar se nuk bën dot kompromise as në profesion, duke kujtuar këtu largimin nga “In TV” apo spektakli “Dance with me”. Është e vështirë të punosh në televizion, çfarë të papriturash mund të kesh në këtë lloj konkurrence?

Kompromisi mesa duket është një “cilësi” që më mungon në shumë fusha. Për mua, të punosh në televizion nuk është aspak e vështirë, sepse mendoj që i kam aftësitë e duhura, por ambienti i punës rreth tij është ai që e bën gjithçka të duket e vështirë. Njerëzit që kanë në dorë këto media dhe që mendojnë se kanë në dorë edhe jetën tënde apo ëndrrat e tua, janë ata me të cilët s’bëj dot kompromise unë. Kështu që, një ndër mënyrat që kam zgjedhur për t’u treguar atyre se s’më kanë në dorë mua e aq më pak ëndrrat e mia, është duke u larguar dhe duke mos u pajtuar me metodat e tyre. Shumë njerëz së jashtmi mendojnë që ke dështuar, që s’ia dole mbanë, që s’je e aftë, dhe me këtë duhet të përballesh çdo ditë, por unë ia njoh aftësitë vetes dhe vlerat e mia. Prandaj kjo s’do më ulë asnjëherë moralin dhe vetëvlerësimin për të ecur sërish para.

Aktualisht punon në radio, nëse në ekran josh me bukuri, nëpërmjet valëve të radios si mund ta bësh dëgjuesin për vete?

Unë në ekran s’kam kërkuar kurrë të josh në aspektin fizik. Gjithmonë jam përpjekur të nxjerr në pah anën time gazmore dhe inteligjente. Kush ka dashur ta shoh këtë anë e ka parë dhe e ka pëlqyer, e ka pëlqyer aq sa për të qenë të joshur nga unë edhe nëse s’më shohin, por thjesht dëgjojnë çfarë them e si e them. Mënyra si unë po bëj radio mendoj është shumë ndryshe nga ato që dëgjojmë zakonisht. Emisioni im është muzikor, por unë flas për gjithçka dhe çdo lajmi i jap ngjyrat e opinionit tim dhe të realitetit sipas konceptit tim… Kështu, ndoshta ai zëri im pak në revoltë, u duket sërish joshës dhe seksi, pa pasur nevojë për pamjen.

Next Post
Policia daneze mësyn në dasmën shqiptare… arreston dhëndrrin e “paligjshëm”

Policia daneze mësyn në dasmën shqiptare... arreston dhëndrrin e "paligjshëm"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Gazment Bardhi, burri i parë në histori që Komiteti i Helsinkit e mori në mbrojtje”

“Gazment Bardhi, burri i parë në histori që Komiteti i Helsinkit e mori në mbrojtje”

March 9, 2026
24 masat e sigurisë te UBT, Rama: Universiteti në kthesë historike, s’ka asnjë arsye për këtë lloj goditje

LIVE! Rama: SPAK u bazua për akuzën ndaj Ballukut tek korrierët që i pret në kuzhinë…

March 9, 2026

Vendimi i PS: Nuk japim autorizim për arrest me burg apo në shtëpi për Ballukun

March 9, 2026
Manja zbulon  para Grupit: Dëshmitarja e SPAK është vetë e pandehur! Kabineti, nocion abstrakt!

Manja zbulon para Grupit: Dëshmitarja e SPAK është vetë e pandehur! Kabineti, nocion abstrakt!

March 9, 2026
Ajola Xoxa mungon në GJKKO, avokati: Është shtatzënë, mjeku i ka ndaluar të paraqitet

Ajola Xoxa mungon në GJKKO, avokati: Është shtatzënë, mjeku i ka ndaluar të paraqitet

March 9, 2026
Përmbytjet/ “Prurjet janë të menaxhueshme”, Balluku: Aeroporti i Rinasit dhe Porti i Durrësit…

Apeli i Posaçëm lë në fuqi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut

March 9, 2026
Manja: SPAK bashkoi kallëzimet e Bashës dhe Bardhit dhe tani kërkon arrestimin e Ballukut

Manja: SPAK bashkoi kallëzimet e Bashës dhe Bardhit dhe tani kërkon arrestimin e Ballukut

March 9, 2026
LIVE! “Kërkesa e SPAK, hipotetike”, Manja: Po na kërkohet të zëvendësojmë masën, por Balluku e ka respektuar ‘pezullimin’

LIVE! “Kërkesa e SPAK, hipotetike”, Manja: Po na kërkohet të zëvendësojmë masën, por Balluku e ka respektuar ‘pezullimin’

March 9, 2026

LIVE! PS zbulon raportin për Ballukun, mblidhet Grupi Parlamentar

March 9, 2026
Në krah të SHBA-së kundër Iranit, sa e sigurt është Kosova?

Në krah të SHBA-së kundër Iranit, sa e sigurt është Kosova?

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In