Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, deklaroi sot se 60 efektivë të Shkollës së Trupës në Bunavi kanë marrë pjesë ne aksionin për të shuar zjarrin në Bishan të Vlorës.
Nëpërmjet një postimi në statusin e saj Facebook pasditen e së martës, Kodheli shprehet: “Për shkak të një dorë të papërgjegjshme, u deshën 60 efektivë të përgjegjshëm të Shkollës së Trupës në Bunavi për të shuar zjarrin në Bishan të Vlorës. Në terren të thyer, në pikun e vapës. Mirënjohje e respekt për djema!”/a.m.