16 vjet pas vrasjes së babait të saj, ajo publikon fotografi nga jeta e saj e përditshme pasi mbush 18 vjet.
Babai i saj ishte një prej kryekomandantëve më të frikshëm në botë, i cili vdiq nga një breshëri plumbash para se ai të përballej me gjykatën e OKB-së për krime lufte, shkruan Daily Mail.
Tani vajza e pasur e liderit paramilitar serb Arkan, i cili ishte implikuar gjerësisht në masakrën e qindra e mijëra kroatëve dhe myslimanëve boshnjakë në vitet 1990, ka publikuar veten si një personalitet i pasur.
Fotografitë e reja të Anastasija Raznatoviç, tani 18 vjeçare, tregojnë se ajo është duke jetuar një jetë luksi, me pamjen e saj në mënyrë të kujdesshme që ngjason me të famshmen Kim Kardashian.