Një prej gradaçelave më të famshme në Londër u shkrumbua natën mes 13 dhe 14 Qershorit. Zjarri I rënë në një aprtament u përhap me shpejtësi dhe godina 27 katëshe u shkrumbua totalisht. U deshën më shumë se 12 orë që flakët të shuheshin totalisht. 17 persona janë konfirmuar të vdekur por shumë të tjerë janë shpallur të zhdukur.
Në godinë jetonin rreth 500 apo 600 persona. Fotot e mëposhtme janë prerë nga një video e filmuar nga Hassan Kaissi, një 42-vjeçar që jeton aty pranë dhe që u afrua për ndihmë sapo pa flakët. Këto janë pamjet e para që publikohen nga brenda godinës së shkrumbuar./JavaNews/a.m.