Petrit Kumi është fotograf i vjetër nga ata që kanë fiksuar ndër të parët në foto Shqipërinë e para viteve ’90.
Shpesh herë të fotografuar ashtu siç do të duhet të ishte dhe jo si ishte në të vërtetë, ai ka udhëtuar pothuajse në të gjithë vendin dhe për më shumë se 15 vite ka qenë fotografi personal i ish-diktatorit, Enver Hoxha.
Me rastin e 80-vjetorit të shkrimtarit të madh, Ismail Kadare, Dita ka siguruar 10 foto të rralla të shkrimtarit të bëra në vite të ndryshme nga fotografi Kumi./Dita



















