• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

FOTOT E RRALLA / Shqipëria e vitit 1989 në objektivin e Robert Pichler

by A R
24/01/2019 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Entela Resuli

30 vite më parë Robert Pichler erdhi në Shqipëri krejt rastësisht, por prej asaj kohe do të lidhej ngushtësisht me këtë vend.

Një të huaji që viziton Shqipërinë e vitit 1989 sigurisht që e ka të vështirë të mos kujtojë këtë vend.

Mban mend se gjithçka ishte gri në atë periudhë. Nuk kishte ngjyra, të paktën jo në veshjet e njerëzve.  Por diçka me tepër se sa kaq e tërhoqi Pichler dhe e bëri që ai të kthehej herë pas herë, madje duke mësuar edhe shqip.

Albanologu Dr. Robert Pichler hap sot një ekspozitën me fotografi “Kthim në kohë. Shqipëria e viteve ‘90-të”,  në hollin e Muzeut Historikë Kombëtar.

Robert Pichler foli për Dita-n duke treguar udhëtimin që i ndryshoi jetën dhe vlerën e pa menduar që kanë këto fotografi sot

-Robert, si ka qenë kontakti juaj i parë me Shqipërinë? Si e kujtoni vizitën e parë në këtë vend?

Kontakti i parë e kisha në vitin 1989, erdha në Shqipëri me një grup studentësh për të bërë një udhëtim nëpër qytetet e Shqipërisë.

Kjo përvojë e parë ishte shumë e keqe, unë u trondita nga situata në vend, nga trishtimi që mbizotëronte, nga kontrolli që u ushtrua kudo.

Njerëzit nuk lejoheshin të bisedonin me ne edhe pse i gjetëm mënyrat për t’i kontaktuar me ta. Monotonia që shihej në hapësirën publike ishte veçanërisht e keqe, pa ngjyrë, pa dritë në mbrëmje, burra të cilët të gjithë kishin të njëjtën jelek dhe mbanin të njëjtat veshje.

Ne e dinim shumë pak për Shqipërinë në atë kohë. Dinim që vendi ishte i izoluar, kishte një diktaturë të rrepte, por edhe që ishte një vend i bukur, me shumë male dhe një bregdet të gjatë.

Disa prej nesh kishin një vizion romantik të Shqipërisë, para se të vinin këtu mendonin që Shqipëria mund të kishte marrë një rrugë interesante, që kishte punësim të plotë, kishte pak krim dhe progres. Një vend që kishte arritur të emancipohej nga Bashkimi Sovjetik, i cili kishte ruajtur identitetin e vet – këto ishin idetë mitike.

-A e ndryshoi jetën tuaj vizita në Shqipëri?

Jeta ime ka ndryshuar në mënyrë drastike përmes Shqipërisë.

Isha shumë kurioz për këtë vend. Doja të kthehesha sa më shpejt që të ishte e mundur. Në vitin 1992, unë u ktheva në Shqipëri për 6 muaj, dhe ishte fillimi i një udhëtimi të gjatë që vazhdon deri sot.

Prej atëherë kam punuar me tema lidhur me çështjet shqiptare, këtu në Shqipëri, më vonë në Kosovë dhe më në fund në Maqedoni.

Magjistraturën i kam kryer për një temë i lidhur me Shqipërinë, doktoraturën me një temë lidhur me Kosovën dhe post doktoraturën me një temë lidhur me Maqedoninë.

Jam shumë i lumtur që jam kthyer tani në Shqipëri me këtë ekspozitë, fotot dhe kujtimet e shumta të viteve ’90.

-Nesër (sot)  ju hapni një tjetër ekspozitë në Shqipëri, që nuk është e para për ju . Çfarë do të sillni për të gjithë ata që duan të vijnë të shohin fotografitë tuaja?

Unë jam shumë i kureshtar për hapjen e kësaj ekspozite në Tiranë. Ky është përfundimi i një udhëtimi të mrekullueshëm. Ajo që jam veçanërisht i interesuar janë reagimet e njerëzve ndaj fotografive.

Unë jam kurioz të mësoj për kujtimet e asaj kohe. Kam përshtypjen se kjo kohë ishte shumë e rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të Shqipërisë, por nuk ka shumë debate në publik për këtë. Njerëzit flasin për politikën, por për ndryshimet shoqërore dhe kulturore që u zhvilluan në vitet 1990, sfidat e shumta me të cilat ballafaqohen shqiptarët, nuk flitet shumë.

Fotot mund të nxisin një diskurs,  dhe ky është qëllimi im.

Next Post
Meta, me gjeneralin e NATO-s: Baza e Kuçovës, investim strategjik

Meta, me gjeneralin e NATO-s: Baza e Kuçovës, investim strategjik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbërrin delegacioni iranian në Pakistan për bisedime mbi planin 10-pikësh! Teherani prezanton kushtet për paqe

Mbërrin delegacioni iranian në Pakistan për bisedime mbi planin 10-pikësh! Teherani prezanton kushtet për paqe

April 9, 2026
Nga armiq në ortakë? Shtëpia e Bardhë zbardh prapaskenat: Trump plan të përbashkët me Iranin për ‘vjelje’ taksash në Hormuz

Nga armiq në ortakë? Shtëpia e Bardhë zbardh prapaskenat: Trump plan të përbashkët me Iranin për ‘vjelje’ taksash në Hormuz

April 9, 2026
Nga 800 – 1800 lekë në muaj, detajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve me çmimet

Nga 800 – 1800 lekë në muaj, detajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve me çmimet

April 9, 2026
Mbi 250 të vdekur nga sulmet izraelite në Liban, mbetet e mbyllur Ngushtica e Hormuzit!

Mbi 250 të vdekur nga sulmet izraelite në Liban, mbetet e mbyllur Ngushtica e Hormuzit!

April 9, 2026
Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

Mot me diell dhe vranësira kalimtare, parashikimi për ditën e enjte

April 9, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA janë duke negociuar me kryeparlamentarin iranian për një marrëveshje

Trump kërcënon Iranin për armëpushimin: Nëse marrëveshja nuk zbatohet, goditjet do të jenë më të fuqishme

April 9, 2026
Analiza: Si e arriti Pakistani “fitoren më të madhe diplomatike në vitet e fundit” në Iran, personi “kyç” dhe roli i Kinës

Analiza: Si e arriti Pakistani “fitoren më të madhe diplomatike në vitet e fundit” në Iran, personi “kyç” dhe roli i Kinës

April 9, 2026
Kuvendi sot në seancë plenare/ Interpelanca me ministrat, projektligje dhe komisione hetimore në rend dite

Kuvendi sot në seancë plenare/ Interpelanca me ministrat, projektligje dhe komisione hetimore në rend dite

April 9, 2026
VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In