Vetëm nëntë ditë na ndajnë nga hapja e Pazarit të ri i cili është transformuar tashmë tërësisht në një hapësirë multifunksionale, ku gjatë paradites do të shërbejë si një treg për banorët e zonës dhe pasdite në një shëtitore dhe ambient relaksues.
“Nuk do ta besoni si është transformuar Pazari i Ri, projekti që transformoi një zgëqe në një mrekulli urbane”, shkruan Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në profilin e tij në Facebook.
Falë këtij projekti të Bashkisë së Tiranës është rehabilituar tërësisht sheshi “Avni Rustemi” dhe zona e “Pazarit të Ri”. Gjithashtu janë restauruar ndërtesat tradicionale të zonës si dhe janë ndërtuar ambientet e nevojshme moderne për tregtarët, e shoqëruar kjo me një hapësirë pedonale.
Zona e Pazarit të ri pritet që të kthehet në një epiqendër të turizmit, ku nuk do të mungojnë baret dhe restorantet që gatuajnë ushqim tradicional shqiptar dhe artizanët.