• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

FOTOT e papublikuara/ Kur Tritan Shehu merrej peng në Lushnje në 1997-ën

by A R
10/03/2017 09:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Si i mbuloi media ngajrjet e vitit 1997? 6 gazetarë nga më të njohurit në vend kanë dhënë opinionet e tyre për atë që ata kanë mbuluar gjatë asaj peiorudhe. Pas 20 vjetësh Rudina Xhunga e gazetës “Koha Jonë”, Gent Shkullaku fotoreporter i gazetës “Koha Jonë”, Ilir Kadia gazetar i BBC, Apollon Baçe gazetar i “Deutche Welle”, Arben Rrozhani, gazetar i gazetës “Albania” dhe Fejzo Subashi gazetar i gazetës “Intervistë” dhanë opinionet e tyre të ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku për atë që ka ndodhur në vititn 1997.

Rudina Xhunga, ish-gazetar e gazetës “Koha Jonë”

“Ngjarjet e vitit 1997 ishin marrëzi politike, marrëzi shoqërore dhe marrëzi kolektive. Kur raportoja ngjarjet e vitit 1997 i shikoja si dëshmitare. Nuk gjykoja shumë. Unë mendoja se pas vitit 1997 ne do vinim mend. Por mesa duket nuk kemi vënë mend. Ne jemi një komb që nuk pranojmë të rritemi. Njerëzit që nuk besonin Sali Berishën besonin te gazeta “Koha Jonë”. Nëse do flisnim kundër piramidave, njerëzit nuk do na besonin. Mendoj se në këtë pikë jemi bashkëfajtorë. Ne jemi popull luftarak që nuk ia ka besën vetes dhe do mbrohet. Njerëzit në atë kohë krenoheshin me armët. Ky shpërthim ndodhi edhe në vititn 1991. Ne jemi shkatërrues. Duam ta shkatërrojmë veten. Ne jemi vend i turpshëm. Sali Berisha nuk bëri gjë tjetër veçse kalëroi turpin. Dëshira ime si gazetare është të mos shoh më ëndrra me Sali Berishën”

Ilir Kadia, ish-gazetar BBC-së

“Ne kemi qenë të marrë atë vit. Madje edhe ne gazetarët kemi bërë gabime. Në raste të veçanta nuk jemi treguar të kujdeshëm. Kam mbuluar me dhjetra ngjarje, protesta, krime dhe sot nuk arrij ti perceptoj dot. Në mendje më ka mbetur ndjekja që turma e egërsuar e njerëzve i ka bërë një burri në Lushnje dhe në një moment ai u pengua. Turma e qëlloi me gurë pa mëshirë. Për pak minuta trupi i tij u mbulua me gurë. Ai u masakrua përpara syve të mi. Nuk e di fatin e tij, por me atë që pashë nuk besoj nëse shpëtoi. U bë shumë mirë që u arrit marrëveshja e 9 marsit mes forcave politike dhe kjo I dha zgjidhje situatës. Kush thotë të kundërtën gabohet rëndë. Pse me kë do bëhej marrëveshja, me Komitetet e Shpëtimit?

Apollon Baçe, ish-gazetar i radio “Deutsche Welle”

“Nëse kryeministrja e Turqisë Tansu Çiller nuk do jepte ultimatumin e famshëm, Greqia do kishte marrë jugun e Shqipërisë deri në Shkumbin. Patjetër shërbimet sekrete të huaja kanë patur dorë në vitin 1997. drejtori I CIA-s George Tenet ka qenë 4 herë në Jug të Shqipërisë gjatë asaj periudhe.

Arben Rrozhani, ish-gazetar i gazetës “Albania”

“Kemi qenë bashkëvuajtës por jo fajtorë. Ne si popull kemi memorie shumë të shkurtër. Për shembull çadra aktuale e politikës është reminieshëncë e çadrës së vitit 2010”.

Gent Shkullaku, ish-fotoreporter i gazetës “Koha Jonë”

“Ishte shumë e vështirë të punoje në atë kohë. Mbaj mend që një ditë na dolën maskat. Madje në Tiranë. Ishte e tmerrshme. Por më shumë në menje më ka mbetur marrja peng e Tritan Shehut. Sot po publikoh për herë të parë 7 fotografi nga ai moment. Duket qartë që personat e kanë marrë penn. Një prej tyre po e qëllon me presh në kokë, ndërsa unë e fotografova. Ishte një situatë e pabesueshme”

Fejzo Subashi, ish-gazetar i gazetës “Intervista”

“Ne kemi inat me veteveten por nuk dimë ku e nxjerrim. Mendoj se prandaj ndodhi edhe kjo marrëzi. Në Përmet ndodhi vëretë luftë civile. U vranë 6 njerëz të pafajshëm. U vra kryetari i Këshillit të Qarkut. U vra në zyrë gjatë mbledhjes?”

Ndërkohë, në emision janë shfaqur edhe disa foto të rralla, të momenteve të pengmarrjes së Tritan Shehut në Lushnje.

Next Post
U përdhunua nga babai, 15-vjeçarja ikën nga banesa

Përdhunim dhe drogë/ Prangoset Fansua Alushi dhe Muhamet Gjeldiu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

March 13, 2026
Kasmi: Enver Hoxha dha urdhër që asnjë gjerman të mos dalë gjallë. Luftë e vërtetë në Tiranë!

A ka ardhur koha që ambasadat perëndimore t’i kthehen diplomacisë klasike?

March 13, 2026
SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

Kush po e fiton luftën e narrativës? Makineria e propagandës së Iranit përpiqet të “blejë” botën

March 13, 2026
E rëndë! 32-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në një hotel në Itali

E rëndë! 32-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në një hotel në Itali

March 13, 2026
Dy automjete përplasen kokë më kokë në Fier, dy të lënduar

Dy automjete përplasen kokë më kokë në Fier, dy të lënduar

March 13, 2026
Ibrahimaj: Program mbështetjeje për përpunimin e mishit dhe ligj për produktet “Made in Albania”

Ibrahimaj: Program mbështetjeje për përpunimin e mishit dhe ligj për produktet “Made in Albania”

March 13, 2026
Tragjedi në Itali! Ra nga ballkoni, ndërron jetë në spital 20-vjeçarja shqiptare

Tragjedi në Itali! Ra nga ballkoni, ndërron jetë në spital 20-vjeçarja shqiptare

March 13, 2026
Mbërriti në gjendje të rëndë në pediatrinë e Korçës, niset drejt Tiranës foshnja 2-muajshe

Mbërriti në gjendje të rëndë në pediatrinë e Korçës, niset drejt Tiranës foshnja 2-muajshe

March 13, 2026
Përshkallëzohet kriza e naftës, Irani përdor Hormuzin si armë kundër SHBA-së dhe Izraelit

Përshkallëzohet kriza e naftës, Irani përdor Hormuzin si armë kundër SHBA-së dhe Izraelit

March 13, 2026
OSHEE rrit pagat e punonjësve, përfitojnë mbi 3 mijë elektricistë dhe inxhinierë

OSHEE rrit pagat e punonjësve, përfitojnë mbi 3 mijë elektricistë dhe inxhinierë

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In