Për të shmangur sadopak të nxehtin, një 20-vjeçar britanik vendosi që një ditë të paraqitej në punë me të shkurtra.
Por Joey Barge nuk ishte në dijeni të rregullores dhe kodit të veshjes në vendin e tij të punës, një call center në Buckinghamshire dhe iu komunikua që të kthehej në shtëpi të gjente një veshje “të përshtatshme e të paraqitej sërish në punë.
Kur i thanë të gjente një veshje të përshtatshme, nuk ja përcaktuan dhe i riu pa si të përshtatshëm dhe brenda rregullores veshjen e një fustani të mamasë.
Paraqitje në punë shkaktoi të qeshura, por edhe “dorëzimin” e eprorëve, që përditësuan rregulloren duke u mundësuar punonjësve që të paraqiteshin me të shkurtra në ditët e nxehta të verës.
20-vjeçari postoi gjithçka në rrjetet sociale, ku gjeti mbështetjen e miqve virtualë./a.ç