Ndërkohë që Policia e Shtetit është ngritur në këmbë për të zhdukur çdo gjurmë të Lazaratit të dikurshëm, copëza të historisë së këtij fshati dalin ashtu siç del kërpudha pas shiut.
Një foto e një vazoje lulesh është publikuar nga Jetaoshqef.al, ku siç fare mirë duket në këtë vazo e cila ndodhet sipër bankës në klasë është mbjellë një bimë hashashi.
Sipas raportuesit, kjo foto është bërë në gjimnazin “Konstandin Kristoforidhi” në Tiranë, gjatë orës së mësimit.
Duke e denoncuar këtë rast mund të themi se shkolla e cila konsiderohet të jetë një institucion arsimimi dhe edukimi, mesa duket dita-ditës po kthehet në një “serë” lëndësh narkotike./a.m.