• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT e mistershme dhe historitë e frikshme që qëndrojnë pas tyre…

by A R
12/12/2016 15:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Interneti është i mbushur përplot me fotografi që janë sa të pështira, aq edhe të frikshme. Megjithatë, frika kalon në nivel tjetër kur dëgjohen rrëfimet për këto fotografi, transmeton gazeta Kosova Sot.

Tregtarë të zakonshëm?

Gjatë periudhës së urisë së tmerrshme në Rusinë e viteve të 1920-a, njerëzit dilnin në rrugë për të shitur gjithçka që kishin, në këmbim të ushqimit. E, këta prindër, kishin ardhur në përfundim që mënyra më e mirë e shpëtimit për ta ishte mbytja e fëmijëve dhe shitja e pjesëve të trupit të tyre. Atëbotë, njerëzit ishin aq të uritur saqë hanin edhe mish njeriu. Njerëzit mund të bëjnë shumë gjëra kur janë të uritur, megjithatë kjo është përtej imagjinatës.

Vajza me sy të nxirë

Disa mund të thonë që kjo fotografi është e bukur, e të tjerët mund të thonë që është e frikshme. E vërteta e kësaj fotografie është që është realizuar në momentet e fundit të jetës së saj. Vajza është Omayra Sanchez, një 13-vjeçare nga Kolumbia, e cila ishte ngujuar në rrënoja, pas një shpërthimi vullkanik në vitin 1985. Njerëzit mund ta shihnin, mirëpo nuk mund ta nxirrnin nga rrënojat, meqë nuk i kishin mjetet për ta bërë një gjë të tillë. E, kur shihen sytë e saj të nxirë, është e qartë që ajo ka qenë në dijeni të fatit që po e priste.

Hebreu i fundit

Kjo fotografi është bërë e njohur si Fotografia e Hebreut të fundit të Vinitsës dhe me shumë gjasë mund ta dini pse, pa e lexuar tregimin deri në fund. Megjithatë, ajo që e bën më të frikshme dhe njëherësh më të pështirë këtë fotografi është që personi në fjalë, që ka një pamje më të vërtetë rrëqethëse, ishte bërë dëshmitarë i vrasjes së 28,000 hebrenjve të tjerë në Vinitsa, para se t’i vinte rendi edhe atij. Çfarë përbindëshi mund të japë urdhër të tillë.

Vizatimi i vogëlushes

Më ta parë këtë fotografi mund të kuptohet që diçka nuk është në rregull. Megjithatë, rrëfimi prapa saj është rrëqethës. Vogëlushja që shihet në këtë fotografi është Tereska, e cila, pak kohë para realizimit të kësaj fotografie, ishte shpëtuar nga një kamp përqendrimi në Poloni. Ajo këtu është në periudhën e rehabilitimit dhe kur i ishte kërkuar që ta vizatonte shtëpinë, ajo kishte vizatuar këtë rrëmujë. Për fat të keq, vetëm pamje të tilla i kujtoheshin nga “shtëpia”. /a.m.

Next Post
Në Beograd fillon procesi i parë për masakrën e Srebrenicës

Në Beograd fillon procesi i parë për masakrën e Srebrenicës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In