Vazhdon puna për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Në disa foto të siguruara nga “BalkanWeb” duket vetëm një grumbull i madh inertesh mbi truallin e teatrit dhe fadromat që vazhdojë të shembin një pjesë të vogël të mbetur.
E ndërsa muret shemben, shtëllunga tymi ngrihen në ajër. Mësohet gjithashtu se në këto momente protestuesit janë larguar nga bulevardi.
Aty kanë mbetur vetëm punonjësit e policisë.
/a.r












