Deklarata e Monika Lubonjës në BBV se ‘kosovarët shkojnë më shumë në Dubai’, ka sjellë reagimin e ish-velinës, Kejvina Kthella dhe modeles, Arta Nitaj.
Kejvina Kthella postoi një foto dhe shkroi: “Nga Dubai pra”, ndërsa u ripostua nga shoqja e saj me mbishkrimin: “Aty pra aty”, për të ironizuar atë çfarë tha aktorja në shtëpinë e famshme.
Pas këtij postimi ish-velinës i kanë dërguar mesazhe ofenduese në rrjetin social Instagram dhe ajo vendosi të publikojë një prej tyre.
“2 k*rvat më të mëdha të Shqipërisë”, i shkroi ndjekësi, që më pas vazhdoi: “Kështu je kukull, por gjestet që bën s’të kanë hije”.
Ndërsa modelja e Instagram-it e ka marrë me sportivitet, duke i kthyer përgjigje: “Loti darkës, kaq po them”, teksa shkroi në postim: “Halle halle kjo dynja”.
Ajo iu drejtua ndjekësve në postime të tjera: “Mos shani më se nuk iu publikoj ju të tjerëve. Ndërsa ju që më doni e më komplimentoni, ju them që iu dua shumë. P.S.: Do ju ftoj në dasmë kur të martohem me sheikun”./m.j