• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ “Dua të bëhem tapë, ishalla s’ngelem shtatzënë”! Dembacaj zbulon datën se kur do organizohet dasma e saj me ish deputetin Frroku

by Java News
20/09/2021 15:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktorja e humorit, Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti i Kuvendit, Mark Frroku tashmë kanë një datë se kur do ta organizojnë ceremoninë e dasmës së tyre: 1 tetor!

Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktorja e humorit, e cila publikoi sot në llogarinë e saj në Instagram një foto të ftesës së dasmës, e cila ëështë në ngjyrë jeshile.

“Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku. Me bekimin e fëmijëve tanë: Viktoria, Leonard, Erta dhe Mara, dëshirojmë të kurorëzojmë dashurinë tonë përpara Zotit, familjarëve dhe miqve që na gëzojnë jetën! Ndaj do të ishim të lumtur t’ju kishim në festën tonë të paharrueshme, ditën e premte, 01. 10.21, ora 19:00”, shkruhet ndër të tjera në ftesën e çiftit.

Gjatë një interviste të dhënë më parë, moderatorja hodhi poshtë dyshimet se është shtatzënë për herë të dytë, teksa tha: “Shtatzënë nuk jam. Nuk kemi filluar asnjë punim të kësaj natyre akoma. Por do të ketë pas dasme. Nuk kemi akoma një datë, një vend se ku do të organizohet.

Por kemi shumë dëshirë, duke qenë të dy besimtarë katolikë, të bëjmë një ceremoni të vogël në kishë. Por nuk e dimë akoma, s’kemi vendosur akoma diçka konkrete, se është Covid. Pastaj se ç’rrjedhë do marrë, jemi edhe ne pak në siklet për këtë pjesë”.

E pyetur nëse ish-bashkëshorti, Aleksandër Varfaj do të jetë një ndër të ftuarit në dasmën e saj, Rudina tha: “Nuk e kam menduar. Unë po mendoj çfarë fustani do vesh, nuk ju kam hyrë këtyre mendimeve. Unë jam akoma çfarë fustani do zgjedh, çfarë këpucësh, kam halle komplet të tjera.

Them o Zot, ishalla nuk ngelem me barrë që të kem belin e hollë. Kemi të bëjmë me Markun, i cili do donte shumë në fakt, pavarësisht se unë nuk jam akoma gati, sepse do doja ceremoninë në kishë dhe pas ceremonisë në kishë, unë dua të bëhem tapë”./m.j

Next Post
‘Delta’ rrit infektimet dhe shtrimet në spitale, si paraqitet situata në vendin tonë

Zbulohet ilaçi kundër koronavirusit, fillon sot përdorimi në spitalet angleze

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rastet që lidhin Shqipërinë me dosjen Epstein/ Nga vajza që kërkonte punë te ish-Presidentja e Kosovës

Rastet që lidhin Shqipërinë me dosjen Epstein/ Nga vajza që kërkonte punë te ish-Presidentja e Kosovës

February 1, 2026
Atifete Jahjaga në dosjen Epstein? Ish-Presidentja e Kosovës përmendet në dokumente në një email të vitit 2012

Atifete Jahjaga në dosjen Epstein? Ish-Presidentja e Kosovës përmendet në dokumente në një email të vitit 2012

February 1, 2026
Shkon në 41 numri i viktimave në barin Crans-Montana, ndërron jetë në spital adoleshenti zviceran

Shkon në 41 numri i viktimave në barin Crans-Montana, ndërron jetë në spital adoleshenti zviceran

February 1, 2026
“Antisemitizmi nis me hebrenjtë, por kërcënon gjithë njerëzimin”, Rama për “The Jerusalem Post”: Të jesh mik me Izraelin…

“Antisemitizmi nis me hebrenjtë, por kërcënon gjithë njerëzimin”, Rama për “The Jerusalem Post”: Të jesh mik me Izraelin…

February 1, 2026
Merrnin qentë dhe largoheshin, shpallen në kërkim administratorët e një qendre trajnimi kafshësh në Durrës

Merrnin qentë dhe largoheshin, shpallen në kërkim administratorët e një qendre trajnimi kafshësh në Durrës

February 1, 2026
Qeveria merr në administrim kompanitë e vjetra shtetërore, prej 20 vitesh janë në proces likuidimi

Qeveria merr në administrim kompanitë e vjetra shtetërore, prej 20 vitesh janë në proces likuidimi

February 1, 2026
“Ejona të dua!”, Bes Kallaku i bën dedikim partneres në koncert: Më në fund dikush më solli buzëqeshjen

“Ejona të dua!”, Bes Kallaku i bën dedikim partneres në koncert: Më në fund dikush më solli buzëqeshjen

February 1, 2026
Rëndohet situata nga bllokimi i rrutës Librazhd–Qafë Thanë, krijohet mbi 20 km radhë makinash (FOTO)

Rëndohet situata nga bllokimi i rrutës Librazhd–Qafë Thanë, krijohet mbi 20 km radhë makinash (FOTO)

February 1, 2026
Kërkohet tërheqja e agjentëve federalë nga Minesota, mijëra qytetarë kundër Trump për emigracionin

Kërkohet tërheqja e agjentëve federalë nga Minesota, mijëra qytetarë kundër Trump për emigracionin

February 1, 2026
Sherr mes punonjësve të një lokali në Tiranë, plagoset me thikë një prej tyre

Tiranë, 62-vjeçari humb jetën teksa ndodhej në një lokal. Dyshimet e para të policisë

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In