• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

(FOTOT) DOSSIER/ Ja si gjermanët mjekonin e operonin romët e Elbasanit të plagosur nga aviacioni anglo-amerikan

by Java News
28/05/2018 10:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbulohen dokumentet e vitit 1944 ku Prefektura e Elbasanit njoftonte Ministrinë e Brendëshme në Tiranë për bombardimet e anglo-amerikanëve që shkaktonin viktima dhe të plagosur nga popullisa civile, të cilët forcat gjermane i merrnin dhe i shtronin e i mjekonin në spitalin e tyre ushtarak të Krastës

Nga Dashnor Kaloçi

Viti 1944, Shqipëria e okupuar nga forcat naziste hitleriane dhe aviacioni aleat anglo-amerikan që i bombardon…. dhe shkakton viktima nga popullsia civile në periferi të qytetit të Elbasanit, kryesisht nga komuniteti rom që endej atypari duke lypur fshatrave më të afërt.

Ndërsa forcat gjermane që i shkojnë në ndihmë, duke mbledhur kufomat, duke u dhënë fillimisht ndihmën e shpejtë të plagosurve dhe duke i transportuar ata me mjetet e tyre për në Spitalin Ushtarak gjerman të Krastës, ku mjekët gjermanë i shtronin të plagosurit duke u mjekuar plagët apo dhe duke i operuar.

Duket se historia është kthyer me kokëposhte dhe se në këtë pasazh të këtij shkrimi kemi ngatërruar “rolet” që kanë “luajtur” anglo-amerikanët dhe gjermanët gjatë periudhës së luftës në Shqipëri?!

Por kështu ka ndodhur vërtetë, kjo është një nga tabllotë e kronikave të luftës në marsin e vitit 1944 në rrethinat e qytetit të Elbasanit, gjë e cila bëhet e ditur nga dokumente arkivore që gjenden e Arkivin Qëndror të Shtetit (Fondi: Aleatët anglo-amerikanë), ku mes të tjerash pasqyrohet edhe një korrespodencë në mes Prefekturës së Elbasanit dhe Ministrisë së Brendëshme në Tiranë, lidhur me viktimat dhe të plagosurit e shkaktuar nga bombardimet e aviacionit anglo-amerikan në atë prefekturë.

Ajo që vihet re dhe paraqet njëfarë interesi lidhur me periudhën e Luftës në Shqipëri, apo më saktë atë; nga shtatori i vitit 1943 e në përfundim të luftës në nëntorin e vitit 1944, është fakti se të plagosurit nga bombardimi i aviacionit ushtarak aleat anglo-amerikan në qytete dhe zona të ndryshme të Shqipërisë, kudo nga jugu në veri, u ofrohej ndihma e forcave gjermane, të cilët i transportonin ata me mjetet e tyre dhe i mjekonin, i shtronin e operonin në spitalet ushtarake, siç ishte Spitali ushtarak gjerman në Krastë të Elbasanit.

Kjo gjë ka ndodhur edhe në prefektura të tjera të Shqipërisë, kudo ku anglo-amerikanët luftonin kundër forcave gjermane.

Thamë pak më sipër se kjo gjë paraqet interes, pasi, në asnjë rast, si para vitit 1990 e deri më sot, nuk është thënë dhe bërë e ditur asnjëherë, jo vetëm nga historiografia zyrtare, por as nga shtypi.

Tjetër gjë që vihet re në këto dokumenta arkivore që publikohen për herë të parë, është kujdesi që tregonte qeveria dhe administrate shqiptare e asaj periudhe për shtetasit e saj, gjë e cila duket edhe nga të dhënat e imtësishme dhe tepët të detajuara që ajo ka dhe jep për të plagosurit apo të vrarët nga bombardimi i anglo-amerikanëve, siç janë në rastin konkret ata nga komuniteti rom që banonte në Kërçovë dhe endeshin fshatrave të Elbasanit duke mbledhur lëmëshë.

Gjë e cila duhet thënë se e kishte të trashëguar nga periudha e Monarkisë së Zogut. Një fakt tjetër që flet shumë dhe zbardhet në një farë mënyre edhe nga këto dokumente, është dhe roli i organizatës nacionaliste “Balli Kombëtar” gjatë periudhës së pushtimit të vëndit, të cilën historiografia komuniste e ka akuzuar si “bashkëpunëtore me forcat pushtuese gjermane në Shqipëri”.

Ndërsa në këtë dokument, jepet një detaj që flet për të kundërtën, ndërsa një pjesë e të plagosurve janë dërguar në spitalin Ushtarak Gjerman në Krastë të Elbasanit, të plagosurve të tjerë u kanë ardhur në ndihmë “Rinija e Ballit” dhe i ka dërguar ata në Spitalin e Shtetit në Elbasan.

Kjo gjë, pra ky fakt, duket që nuk ka nevojë për koment. Bashkë me dy dokumentet që publikohen të plota dhe me faksimilet përkatëse ekskluzive për gazetën Tema, po publikojmë dhe disa foto të rralla të anglo-amerikanëve dhe gjermanëve në Shqipëri.

SHTETI SHQIPTAR

PREFEKTURA E ELBASANIT Elbasan, më 27/3/1944

SHKURTIMI: P. T.

Mbi plagosjen e MINISTRISE SE P. TE BRENDESHME

Rreshter Haxhi Xhaferraj (Drejtorisë së Korrespodencës)

T I R A N E

Ju parashtrojmë se Komanda e Rrethit të Gjindarmërisë së këtushme, na njofton se më datë 22 të k.m. ora 13 në rrugën e Përgjithëshme tuej ardh nga Tirana n’Elbasan afër këtij qyteti, në vëndin e quejtur “Mullini i Shabanajt” prej Aeroplanëve Englez me mitroloz, asht plagosë randë në autoveturën Rreshteri Haxhi Jonuz Xhaferraj, efektiv i Komandës së Rrethit Gjindarmërisë Korçë, po n’ë atë veturë asht plagosë edhe e shoqja e tij e quejtuna Rryzhdije Xhaferraj, e bija e Ismailit dhe e Selvisë, vjeç 24 lindun dhe banuese n’katundin Kalivaç i Tepelenës.

Rreshteri ka marrë tre plagë në kofshën e djathtë dhe me datën 23 të k.m. n’Operacionin që i banë operatorët e Spitalit Ushtarak Gjerman të Krastës së këtueshme, i kanë prem kambën e plagosun.

E përmënduna Rryzhdije ka marrë këto plagë të lehta, nji në dorën e majtë, nji në krahun e majtë dhe nji në kofshën e djathtë, e cila në çastin e palgosjes bashkë me të shoqin e saj Rreshterin, u shtruen në Spitalin e naltë përmëndun, mbasi u mjekuen plagët, Rruzhdija shkoi në shtëpinë e Petrit Kokës që banon në këtë qytet, të cilin e ka fisin e saj.

Proces-verbalet e rastit bashkë më raportin Mjeksuer iu dërguen Komandës së Qarkut të Gjindarmërisë Korçë, nga Komanda e naltë përmëndun.

Prefekti

(Lutfi Shehu)

…………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………

SHTETI SHQIPTAR

PREFEKTURA E ELBASANIT Elbasan, më 27/3/1944

SHKURTIMI: P. T.

Mbi mitralimin e disa MINISTRISE SE P. TE BRENDESHME

Personave nga Aeroplan (Drejtorisë së Korrespodencës)

Englez T I R A N E

Komanda e Qarkut të Gjindarmërisë së këtueshme, na njofton se me datën 19 të këtij mueji, gjatë rrugës Elbasan – Belsh, katër Aeroplanë Anglez kanë mitralu dy makina civile dhe janë plagosë personat e poshtëshenjum:

Azem Dalipi i biri i Abdullahut dhe i Selimes, vjeç 15, lindun dhe banues në Kërçovë, i martue, ka marrë dy plagë, nji në krah të djathtë dhe tjetrën në kofshën e djathtë.
Ramiz Selimi i biri i Selimit, nga Kërçova i cili ka mbetun i vdekun në vënd.
Mehmet Ahmeti i biri i Seferit dhe i Hakijes, vjeç 20 lindun dhe banues në Kërçovë, i martue, ka marrë dy plagë, një në kambën e djathtë dhe nji në kokë nga ana e djathtë.
Hajrulla Imeti i biri i Bariut dhe i Sanijes, vjeç 13 lindun dhe banues në Kërçovë, i cili ka marrë dy plagë, nji në dorën e majtë dhe nji në kofshën e majtë.
Abib Abdullahi i biri i Abdullahut dhe i Selimes, vjeç 11, I lindun dhe banues në Kërçovë, i cili ka marrë dy plagë, nji në krahun e majtë dhe nji në kofshën e majtë.
Delip Avdulahi i biri i Abdullahut dhe i Selimes, vjeç 21, i lindun dhe banues në Kërçovë i martuarë.
Selvije Hatipi, bashkëshorte e Dalip Abdullahut, vjeç 20 e lindun dhe banuese në Kërçovë.
Për Dalip Abdullahun e bashkëshorten Selvije Hatipin, kanë marrë nga një plagë në dorë, por se plagët ekzakt nuk ju dihen, mbasi janë transportue prej ushtarve Gjermanë për në Spitalin e Krastës, katër të parët janë transportue nga Rinija e Ballit për në Spitalin e Shtetit të këtueshëm dhe janë shtrue për mjekim. Të gjithë të naltëpërmëndunit janë arrixhinjë e ndodheshin tue shetit ndër katunde për me lyp, të cilët rastësisht janë ndodh afër maqinave të mitralueme.

Prefekti

(Lutfi Shehu) /ma.me

Next Post
FOTOT/ Gazetarë nga Koreja e Jugut vizitojnë Shqipërinë

FOTOT/ Gazetarë nga Koreja e Jugut vizitojnë Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

E PLOTË/ Si u sajua kurthi me shtetasin italian që u pagua për të shpifur ndaj Veliajt në 2023 dhe zbulimi i mashtrimit

April 6, 2026
Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

April 6, 2026
Lufta në Iran/ DW: Propozimi pakistanez për armëpushim, rrugëdalje?

Lufta në Iran/ DW: Propozimi pakistanez për armëpushim, rrugëdalje?

April 6, 2026
Nuk ndalet rritja e çmimeve, domatja dhe katraveci u shtrenjtuan me 20% vetëm këtë të hënë

Nuk ndalet rritja e çmimeve, domatja dhe katraveci u shtrenjtuan me 20% vetëm këtë të hënë

April 6, 2026
Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës Bab al-Mandeb, si do të ndikonte kjo në tregtinë botërore?

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës Bab al-Mandeb, si do të ndikonte kjo në tregtinë botërore?

April 6, 2026
Lufta/ Financial Times: Sulmet ukrainase ndaj dy terminaleve të naftës i kushtuan Rusisë rreth një miliard dollarë

Lufta/ Financial Times: Sulmet ukrainase ndaj dy terminaleve të naftës i kushtuan Rusisë rreth një miliard dollarë

April 6, 2026
Irani dritë jeshile për disa anije franceze e turke për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

Irani dritë jeshile për disa anije franceze e turke për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

April 6, 2026
“Janë mashtrime”, policia njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Mos i klikoni këto linqe, mund të humbni të dhënat bankare

“Janë mashtrime”, policia njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Mos i klikoni këto linqe, mund të humbni të dhënat bankare

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In