Në axhendën e ngjeshur të negociatave gjatë ditës së sotme me krerët e politikës shqiptare, ambasadori amerikan Donald Lu ka gjetur pak kohë të lirë për të qenë pjesë e një aktiviteti të organizuar përpara Galerisë së Arteve në inhalacionin “Reja”.
Vetëm disa minuta kanë shërbyer që Lu, të largohej nga diskutimet e ngjeshura të këtyre ditëve në lidhje me Reformën në Drejtësi. Gjatë ditës së sotme, Lu ka qenë që në orët e para në Sallën e seancave plenare dhe më pas në Kryesinë e Kuvendit ku ka marrë pjesë në negociatat mes palëve.