Një djalë indian vuan nga një çrregullim i rrallë që njihet si “sindroma e ujkut”, që ia ka mbushur fytyrën me qime.
13-vjeçari Lalit Patidar ka lindur me hipertrikozë, një çrregullim i patrajtueshëm që mbulon trupin e personit me qime.
Adoleshenti thotë se ka mësuar ta pranojë veten siç është, por ata që nuk e njohin ndonjëherë e shajnë “majmun” dhe i gjuajnë me gurë në rrugë.
Ai ka dëshirë që kur të rritet të bëhet polic, në mënyrë që të fusë në burg të gjithë hajdutët dhe kriminelët. (BW)