Policia italiane ka publikuar fotot dhe emrat e gjashtë shqiptarëve, të prangosur si pjesë e një bande që grabiste banesat. Mediat italiane raportojne se në pranga u vunë shtetasit Ervis, Armond e Kadri Manjani, te tre vëllezër, Orhan Miftani, Adriatik Xheleshi dhe Gezim Suma. Sipas hetimeve, gjatë periudhës 16-20 mars të këtij viti shqiptarët kanë grabitur 3 vila në provincën e Ternit e Maceratës.
Pas kontrolleve që u finalizuan me arrestimin e tyre, policia njofton se sekuestroi objektet e grabitura në vlerën e 50 mijë eurove. Por mes sendeve të bllokuara, policia thotë se nuk janë gjetur dy pistoleta të tipit Smith&Wesson, kalibri 45 e Colt 357 Magnum, të cilat janë denocnuar si të vjedhura nga pronari i një dyqani në Bolonja, i cili u grabit nga shqiptarët.