• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Deutsche Telekom zbret portierin Neuer në Barcelonë

by Java News
01/03/2018 15:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Demostrimi i parë live i lidhjes me internet nga një avion: Portieri i kombëtares gjermane të futbollit, Manuel Neuer lidhet drejtpërdrejtë nga një avion me konferencën për shtyp të Deutsche Telekom, në Kongresin Botëror të Telefonisë Celulare në Barcelonë. Kjo është një prej shumë arritjeve të rëndësishme të prezantuara nga Klaudia Nemat gjatë panairit.

Drejtori i Deutsche Telekom Tim Höttges dhe portieri i Bayernit të Mynihut, Manual Neuner realizuan një lidhje të drejtpërdrejtë përmes Facetime. Realizimi i këtij komunikimi shënoi herën e parë të lidhjes përmes intrenetit LTE, mes reve dhe tokës. Neuer fluturonte mbi Franconia ndërsa Höttges ndodhej në panairin e Barcelonës, në stendën e Deutsche Telekom, i rrethuar nga gazetarë dhe vizitorë të panairit. Demostrimi live ishte provë e performancës dhe aftësive të rrjetit të ri të Deutsche Telekom, i cili është dizenjuar posaçërisht për t’u përdorur gjatë udhëtimit me avion. Rreth 300 antena LTE të vendosura në të gjithë Europën janë integruar duke përdorur teknologjitë e partnerëve të tjerë për të krijuar European Aviation Network (EAN), i cili ofron lidhje të shpejtë interneti në brez të gjerë për pasagjerët dhe linjat ajrore. Në fillim të shkurtit Deutsche Telekom lajmëroi se antenat LTE ishin testuar dhe ishin gati për të nisur punën.

Në konferencën për shtyp Claudia Nemat, Anëtare e Bordit Drejtues për Teknologjinë dhe novacionin në Deutsche Telekom prezantoi atë çfarë Deutsche Telekom kishte sjellë për këtë vit në panairin më të madh në botë të komunikimeve celulare. Dhe tre aspekte janë veçanërisht të rëndësishme për të:

1. Ne nuk flasim thjesht për tendencat e dixhitalizimit – ne i bëjmë ato realitet
Shembulli i dronit të lidhur në rrjet: Deutsche Telekom po i bën ata të dukshëm në ekranët e radarëve të kontrollorëve të trafikut ajror, si dhe po thjeshton fluturimet e sigurta të dronëve përtej rrezes së shikimit të operatorëve të tyre. Deri më tani një dron nuk mund të identifikohej, por një “kartë SIM fluturuese” është mëse e mundur që të shikohet. Kjo gjë mundëson shmangien e përplasjeve të rrezikshme në hapësirën ajrore. Një tjetër shembull: Blockchain. Deutsche Telekom përdor zinxhirin e sigurt të të dhënave si bazë për një “Kartë Qyteti” me qëllim lehtësimin e jetës së përditshme në qytete. Nëpërmjet përdorimit të saj, qytetarët do të mund të paguajnë për shërbime si marrja e biçikletave me qira dhe parkimi. Blockchain nuk shërben vetëm për shërbime të specializuara financiare, ai është gjithashtu i vlefshëm për t’u aplikuar në jetën e përditshme. Me pak fjalë: për Deutsche Telekom, inovacioni nuk do të thotë të jesh pjesë e një tendence, por ka të bëjë me gjetjen e një zgjidhje për problemin e një klienti.

2. Ne jemi lider në teknologji me një infrastrukturë fantastike rrjeti
“Dixhitalizimi ka nevojë për infrastrukturë. Ne po ndërtojmë rrjete me një cilësi të shkëlqyer në të gjithë Europën – si në rrjetin fiks dhe në atë celular – dhe po punojmë tashmë sot me teknologjinë e së nesërmes”, shprehet Klaudia Nemat.

Deutsche Telekom e krijon infrastrukturën më mirë se kushdo tjetër dhe vendos standardet. Claudia Nemat theksoi rolin lider që gëzon Deutsche Telekom si në zgjerimin e rrjetit të fibrave optike edhe në NB-IoT (Internet i gjërave në brez të gjerë) në Europë dhe SHBA. Dhe: Deutsche Telekom po nxit progresin e standardit 5G të komunikimit, i cili ofron kapacitete 1000 herë më të larta, 10 herë më të shpejta dhe një kohë reagimi të rrjetit dhjetë fish më të shpejtë. Kompania prezantoi një premierë botërore duke treguar ndërveprimin pa probleme me rrjetin 5G: përkatësisht mes një stacioni bazë të Huawei, një platforme nga Intel, dhe një mjedisi testues rrjeti nga Deutsche Telekom. Gjithçka kryhet në përputhje të plotë me standardin e ri 5G. Klientët duhet të kenë mundësinë e një komunikimi të besueshëm kudo që ndodhen. Ky është një hap i rëndësishëm në shtegun drejt maturimit të tregut 5G. Dhe në zonën Johannstadt në Dresden, ka nisur tashmë puna për përdorimin e rrjetit 5G për qëllime të manaxhimit të energjisë. Atje, energjia që prodhohet në mënyrë të decentralizuara në familje manaxhohet në mënyrë inteligjente me rrjetin 5G. “Ne sigurohemi që aplikimet e rrjetit 5G do të bëhen realitet”, shprehet Claudia Nemat. Dhe po aq emocionuese: teknogji të reja wireless që mundësojnë shpejtësi në gigabit (“fibrat virtuale”). Në të ardhmen, interneti broadband me shpejtësi të lartë do të mund të mbërrijë në shtëpi nga rruga, pa qenë e nevojshme shtrirja e një kabëlli.

3. Ne ofrojmë një teknologji të jashtëzakonshme për eksperiencën më të mirë të klientit

Një rrjet i shpejtë, i qëndrueshëm dhe i sigurt është baza për aplikimet e të ardhmes si inteligjenca artificiale. Ose syzet inteligjente, për të cilat Deutsche Telekom po punon bashkarisht me Zeiss, pra kompania më e mirë në fushën e optikës me rrjetin më të mirë. “Teknologjia e së nesërmes bëhet më intuitive, syzet inteligjente shndërrohen në manualet e shekullit të 21-të, dhe kontrolli i zërit bëhet për botën e konsumatorit dixhital ajo çka mausi ishte për botën e kompjuterave”, shprehet Claudia Nemat. “Ja përse ne punojmë me partnerë për të zhvilluar zgjidhje praktike për klientët”. Siç është për shembull Altoporlanti Inteligjent për shtëpinë, për të cilin Deutsche Telekom bashkëpunoi me kompaninën e madhe franceze të telekomunikacionit, Orange. Në Kongresin Botëror të Telefonisë Celulare, kompania tregon se ajo krijon aplikacione reale duke u nisur nga tendencat teknologjike. Claudia Nemat: “Ne jemi lider në teknologji – tani, nesër dhe në të ardhmen.”

Next Post
Zyrtare/ Putin rikonfirmon kandidimin për President të Rusisë

Putin tregon 'dhëmbët': Kemi raketa që shmangin çdo sistem anti-raketor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hetim ndaj postave private në Shqipëri, sekuestrohen 13 mln lekë

Hetim ndaj postave private në Shqipëri, sekuestrohen 13 mln lekë

February 4, 2026
FOTO / Pak minuta shi përmbytin Vlorën, banorët: Të na lënë ndonjë gomone të kalojmë

Rreshje shiu intensive gjatë 24 orëve, IGJEO: Qarqet e prekura, Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër

February 4, 2026
Berisha: Dëshmova në Strasburg regjimin e Ramës, opozita do vazhdojë betejën deri në fitore

Kërkesat për rritje page, Berisha në mbështetje të gjyqtarëve: Rama ka përmbysur piramidën!

February 4, 2026
Lufta për fronin në Çeçeni: Kush mund të jetë pasardhësi i Kadyrovit?

Lufta për fronin në Çeçeni: Kush mund të jetë pasardhësi i Kadyrovit?

February 4, 2026
Mot i përkeqësuar, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Sarandë, Ksamil dhe Borsh

Mot i përkeqësuar, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Sarandë, Ksamil dhe Borsh

February 4, 2026
“Nevojiten forca të dedikuara”, KLGJ: Siguria në gjykata është çështje kombëtare, jo vetëm e drejtësisë

“Nevojiten forca të dedikuara”, KLGJ: Siguria në gjykata është çështje kombëtare, jo vetëm e drejtësisë

February 4, 2026
Rama: Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, urë konkrete mes arsimit universitar dhe punësimit në administratë

Rama: Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, urë konkrete mes arsimit universitar dhe punësimit në administratë

February 4, 2026
Iu bashkuan gjyqtarëve për pagat, Rama replikon me prokurorët: Arrestet pa gjyqe na kanë njollosur botërisht

Iu bashkuan gjyqtarëve për pagat, Rama replikon me prokurorët: Arrestet pa gjyqe na kanë njollosur botërisht

February 4, 2026
Pas publikimit të dokumenteve të reja të dosjes Epstein, Mbreti përzë vëllain nga Londra

Pas publikimit të dokumenteve të reja të dosjes Epstein, Mbreti përzë vëllain nga Londra

February 4, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

Rama, një udhëtar që preku folenë e grerëzave

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In