Ekipi i të rinjve të Borussia Dortmund arriti të fitojë ditën e enjte 0-2 ndaj Legia Warsaw, ndeshje e vlefshme për UEFA Youth League, por kjo fitore u zbeh pasi një prej lojtarëve të skuadrës gjermane, Dario Scuderi, pësoi një dëmtim tejet të rëndë në këtë sfidë.
Ishte minuta e 15 e ndeshjes dhe Dortmund po udhëhiqte 0-1, kur lojtari i ri italian u mundua të bllokonte një sulm të polakëve dhe në tentativë për të ndalur kundërshtarin e tij, pësoi një dëmtim horror.
Dario Scuderi pësoi thyerje të këmbës së majtë, ndërsa u largua menjëherë me barela nga fusha e lojës e u dërgua në spital./tch/a.k