Qosja nuk shprehu pendesë para gjykatës për krimin e kryer ndërsa mbrojtja e tij nuk kërkoi gjykim të shkurtuar. Prokurori Blerim Tominaj renditi në seancën e parë ndaj Qoses rrethanat e faktit nga të cilat rezulton se vrasjen e policit Qosja e ka kryer me dashje dhe veç kësaj ka tentuar të vrasë dhe 2 efektivë të tjerë, të cilët i ka plagosur.
Për rrezikshmërinë e Qosjes, i cili qëllonte në ajër me automatik dhe terrorizonte banorët rezulton se policia e është njoftuar nga komshinjtë e 30 vjeçarit, të cilën kanë kërkuar arrestimin e tij pasi ndiheshin të rrezikuar.
Nga ekspertiza psiqike David Qosja ka rezultuar mendërisht normal ndërsa avokatja e tij kërkoi përjashtimin e trupit gjykues, kërkesë kjo e cila nuk u mor parasysh. Më 2 shtator 2016, Qosja terrorizoi me armë fshatin e tij në Torovicë të Lezhës ndërsa në operacionin për kapjen e tij humbi jetën dhe efektivi Ardian Kodra, sot ‘Dëshmor i Atdheut’. 30-vjeçari për krimin e kryer më 2 shtator 2016 rrezikon burgim të përjetshëm ndërsa në seancën e parë ndaj tij ai u paraqit krejt i vetëm pasi asnjë prej familjarëve të tij nuk ishte i pranishëm.