Jeta luksoze e të rinjëve të Shqipërisë ka marrë vëmëndjen edhe të medias britanike“Daily Mail”.
Prestigjozja angleze i ka kushtuar një artikull të rinjve të pasur të Shqipërisë, me makina luksoze, në vende të bukura dhe me tufa parash.
“Shumica e njerëzve fillojnë të kursejnë para gjatë muajit janar pasi kanë harxhuar për ditën e ndërrimit të viteve, por ky nuk është rasti i të rinjve të pasur të Shqipërisë,” shkruan Daily Mail.
Mjafton t’i hidhni një sy llogarisë “Rich Kids of Albania” në Instagram për t’ju bërë të mërziteni për ditën që po kaloni.
Nga hedhja në kofanon e makinave luksoze, e deri tek vaskat e shtëpive të shtrenjta, të shumta janë fotot që të rinjtë shqiptarë shpërndajnë me para të hedhura kudo.
Kryefaja e fotove të rinjve të pasur të Shqipërisë është “paraja e hedhur lumë”.