Kryeministri ynë gjithnjë është komentuar për veshjen e tij qoftë në evente të rëndësishme qoftë në takime elektorale. Ai ka ditur gjithmonë si të tërheqë vëmendje, madje edhe atë të mediave ndërkombëtare. Kujtojmë këtu rastin e veshjes në Samitin e Triestes me atlete Adidass.
Nuk mbetet mbrapa edhe veshja e tij me ‘çitjane’ e cila vazhdon edhe sot të jetë e komentuar sidomos nga opozita.
Por me sa duket në guximin me veshjen Rama nuk është i vetmi. ‘Sfidues’ i tij ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare i cili ka qenë i pranishëm në forumin Ekonomik Botëror në Davos.
Bëhet fjalë për kryeministrin kanadez Justin Trudeau i cili u shfaq i veshur me çorapë lejla me rosa ngjyrë të verdhë. Një zgjedhje e guximshme kjo duhet pranuar, por duket këndshëm.