Fotot e kapura nga LSA në Kuvendin e Foltores së Berishës nuk shohin ndonjë entuziazëm politik në mes sit ë masës, por edhe udhëheqjes. Kjo për arsye se Sali Berisha ka mbajtur afër kohët e fundit deputetët që sot e tradhëtuan, e që janë ata të Gaz Bardhit.
Ndërkaq, më besnikët e Berishës, ish-deputeti me kobure, Gert Strazimiri, që duket se është plagosur ngaqë dorën e ka të fazhuar, shfaqet mjaft melankolik. Njëjtë edhe Jozefina Topalli, apo Bardh Spahia. i vetmi që qesh, apo të vetmit në gjendje të mirë duket Edi Paloka dhe Agron Kuliqi, ish kryepolici, që duket se është kryeorganizatori i Kuvendit.
Ndërkaq, Belind Këlliçi apo Asllan Dogjani nuk kanë marrë një pozicion të planit të parë. Ilir Meta s’u pa kund, ndërkohë që Berisha shfaqet me gratë e familjes: Lirien dhe Argitën, ndërkohë që mungojnë Shkëlzeni dhe Jamarbri. Për arsye të ndryshme duket.