• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Bukuria e rrallë që nga truprojë u bë… mbretëreshë

by Java News
02/05/2019 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Mbreti i Tajlandës është martuar me zëvendës shefen e trupës që merret me sigurinë e tij personale dhe i ka dhënë asaj titullin “Mbretëreshë”. Njoftimi befasues u bë para se ceremonia e kurorëzimit të Mbretit të fillojë të shtunën. Maha Vajiralongkorn u bë monarku sundues i vendit në moshën 66-vjeçare, kur babai i tij ndërroi jetë në vitin 2016. Ai ka qenë i martuar tri herë të tjera më parë dhe nga të tre martesat ka 7 fëmijë.Në një njoftim për mediat thuhej: Mbreti Vajiralongkorn ka vendosur që të promovojë Gjeneral Suthida Vajiralongkorn Na Ayudhya, bashkëshorten e tij, duke e shpallur Mbretëreshë, titull që do të mbajë si pjesë e familjes mbretërore”.

Mbretëresha Suthida është prej vitesh partnerja e Mbretit Vajiralongkorn dhe është parë shpesh në shoqërinë e tij në publik, edhe pse marrëdhënia e tyre nuk ishte pranuar kurrë zyrtarisht. Të mërkurën në televizionin shtetëror u shfaqën pamje nga ceremonia martesore, ku Mbreti u pa duke i hedhur ujë të shenjtë Mbretëreshës e më pas të firmosnin në regjistrin e martesave.

Në vitin 2014, Mbreti Vajiralongkorn emëroi Suthida Tidjai, një ish-stjuardesë e Thai Airways, si zëvendës komandante të njësisë së truprojave të tij. Në dhjetor 2016, ajo mori edhe titullin ushtarak Gjeneral.

Mbreti i mëparshëm, Bhumibol Adulyadej, sundoi për 70 vjet, duke u bërë monarku me sundimin më të gjatë në botë, para se të ndërronte jetë në vitin 2016.

/g.kosovari
Next Post
Në kërkim prej 4 vitesh, ekstradohet nga Greqia 40-vjeçari

Në kërkim prej 4 vitesh, ekstradohet nga Greqia 40-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In