Nëse Shqipëria do hapet një ditë për grupet e turistëve të rinj, kryesisht atyre nga Britania e Madhe, duhet të përgatitet edhe për skena skandaloze, si këto në ishullin e Korfuzit, vetëm pak kilometra larg Sarandës.
Të rinjtë anglezë jo vetëm që nuk e kanë për turp, por tashmë kanë krijuar edhe një faqe të posaçme në Facebook ku shpërndajnë bëmat në zonën e ishullit të njohur si Kavos. Të dehur që i zë gjumi në rrugë apo plazhe. Ndërsa disa të tjerë zhvishen gjatë festave të nxehta me alkool, kjo është vetëm një grimcë e asaj çka ndodh realisht aty. /ma.me