• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FOTOT/ Blindohet Katalonja, bilanc tronditës, 840 të plagosur nga konfrontimet me policinë

by Java News
01/10/2017 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Në Katalonjë, sot po zhvillohet një referendum mbi pavarësinë, me incidente të shumta dhe përleshje midis qytetarëve dhe policisë. Nga njëra anë, shteti po përpiqet të parandalojë mbajtjen e një referendumi, ndërsa, nga ana tjetër, katalanasit nuk heqin dorë nga referendumi i planifikuar.

 ‘Qindra të lënduar’ teksa policia përpiqet të ndalojë votuesit _98095361_mediaitem98095360Kryebashkiaku i Barcelonës thotë se të paktën 840 persona janë plagosur pasi policia ka përdorur forcën për të parandaluar votimin në referendumin e pavarësisë së Katalonjës.Ndërkohë, ministria e brendshme e Spanjës tha se 12 policë u plagosën dhe tre persona u arrestuan. Ajo shtoi se 92 vendvotime ishin mbyllur.Policia e Shtetit dhe “Guardia Civil”, një forcë paraushtarake e ngarkuar me detyrat e policisë, u dërguan në Katalonjë në një numër të madh për të parandaluar votimin.Qeveria spanjolle ka premtuar se do ta ndalë referendumin i cili u shpall i paligjshëm nga gjykata kushtetuese e vendit.Oficerët e policisë po i pengojnë njerëzit të votojnë, të marrin fletët e votimit dhe kutitë në qendrat e votimit.Në kryeqytetin e Barcelonës, policia ka përdorur shkopinj dhe plumbat e gomës gjatë protestave pro-referendumit.

Tensione në Katalonia, Policia qëllon me plumba gome mbi qytetarët

Policia spanjolle ka përdorur sot plumba gome kundër demonstruesve përpara qendrave të votimit në Barcelonë, me ç’rast disa njerëz janë të plagosur, transmeton AP.

Policia shtiu me plumba gome në përpjekje për të ndarë protestuesit që donin të pengonin automjetet e policisë me material të votimit të konfiskuar që të largohen larg qendrës së votimit. Gazeta spanjolle Periodiko gjithashtu raporton se policia ka përdorur plumba gome kundër disa njerëzve në një kryqëzim në Barcelonë. Në vend të ngjarjes janë policia spanjolle, si dhe Garda Civile, ndërkohë që qyteti i Barcelonës vëzhgohet nga helikopterë të cilët po fluturojnë mbi qiellin e qytetit.

policia1policia2DLDA6LGWsAA_VgITensione në Katalonia: Kundërshtarët e referendumit djegin flamujt e rajonit

Orët e fundit përpara mbajtjes së referendumit për pavarësinë e Katalonias duket se kanë sjellë tensionime në rajon që kërkon shkëputjen nga Spanja.

Pas ndërhyrjes së forcave kombëtare të sigurisë në marrjen e objekteve shkollore në kontroll, të cilat ishin projektuar si vendet ku do të vendoseshin qendrat e votimit, demostrues që kundërshtojnë referendumin kanë djegur flamujt e Katalonias. Qeveria qendrore ka dërguar mijëra forca sigurie në rajon, qëllimi i të cilave është të pengojnë mbajtjen e referendumit.

Ndërkohë në Madrid, mijëra persona, me flamujt spanjollë në duar, manifestuan për të mbrojtur unitetin e Spanjës“Manifestuesit ndodhen në sheshin ‘Cibeles’, me kërkesë të Fondacionit për Mbrojtjen e kombit spanjoll (Denaes)”, raportuan mediat, shkruan tesheshi.Me flamujt kombëtarë në duar ata brohoritin “Katalonia është pjesë e Spanjës”. Disa thërrisnin “Puigdemont në burg”. Carles Puigdemont drejton qeverinë rajonale të Katalonias, që po sfidon qeverinë dhe drejtësinë, duke organizuar referendumin.

Next Post
FOTOT/ Miss World Albania Joana Grabolli, tregon se cilët tipe meshkujsh pëlqen

FOTOT/ Miss World Albania Joana Grabolli, tregon se cilët tipe meshkujsh pëlqen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In