Në malin e shenjtë të Tomorit prej dy ditësh ka nisur pelegrinazhi i përvitshëm i besimtarëve bektashinj.
Ata kremtojnë në Teqenë e Kulmakut festën në nder të Abaz Aliut.
Siç shihet nga fotot e siguruara nga gazeta Si, pjesëmarrja e besimtarëve është shumë e madhe. Ata shihen grupe-grupe duke kryer ritet fetare, ku një ndër ta është edhe kurbani në nderim të tij.
Mësohet se janë therur rreth 1500 qingja për këtë festë.
Pelegrinazhi i përvitshëm në malin e Tomorit zhvillohet gjatë periudhës 18-25 gusht dhe çdo vit kjo festë e bekshtashinjve regjistron mijëra besimtarë nga vendi dhe bota.



























