Ajo u bë e njohur në vendin tonë si mbesa e ish-presidentit Bujar Nishani.
Por, Beniada Nishani është mjaft e njohur edhe në Itali ku ajo punon si modele.
Bukuroshja është ndër vajzat më të pëlqyera të Show Bizz-it shqiptar dhe ajo ka mjaft fansa.
Modelja bionde herë pas here poston foto provokuese në rrjetet sociale. Por, këtë herë ka befasuar mjaft pasi është shfaqur në shtrat me gazetarin Ervin Kurti.
“Ça gjumi do bëjmë! Po gërhite do të të hedh nga krevati”, shkruan gazetari me shaka.
Gazetari dhe modelja janë miq mjaft të mirë së bashku.