Bashkia Korce dhe Bashkimi Europian i ndryshojnë fytyren shetitores Fan Noli, me ane te nje projekti, i cili përmirëson infrastrukturën, shton hapësirën e gjelbëruar si dhe rrit sigurinë e qarkullimit rrugor për këmbësorët dhe automjetet. Pjesë e këtij investimi, edhe ndriçimi i unazës së Korçës; 400 ndriçues LED u vendosën përgjatë shëtitores “Fan Noli” dhe unazës së qytetit. Financimi i këtij projekti në vlerën 1.3 mln euro u mundësua nga BE dhe Bashkia Korçë. I pranishëm në këtë ceremoni, z. Yngve Engstroem Shef i Zyrës së Bashkëpunimit të Delegacionit Evropian , duke vlerësuar potencialin turistik të qytetit, premtoi investime të tjera për Korçën. /ma.me




















