• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ “Baby blue”, pse gratë me ndikim zgjedhin ngyrën e kaltër?!

by Java News
18/05/2017 09:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për të paktën tre vitet e fundit, ngjyrat pastel kanë përjetuar periudhën e tyre të artë duke filluar nga veshjet, tek arredimi e deri tek ngjyrat e flokëve së fundmi. Por këtë vit duket se të gjithë po çmenden për një nuancë në veçanti dhe është ngjyra blu pastel, e njohur ndryshe si “baby blue”.

Arsyeja përse këtë ngjyrë po e shohim gjithnjë e më tepër edhe në dyqanet e veshjeve janë pikërisht gratë e famshme e me stil të politikës botërore. Sikur të mos mjafton te zonja e parë amerikane Melania Trump e cila në ditën e emërimit të presidentit Trump i la të gjithë pa fjalë e veshur me një kostum jashtëzakonisht elegant ngjyrë blu pastel nga Ralph Lauren, edhe zonja e parë franceze Brigitte Macron luajti me të njëjtin as nën mëngë.

Në emërimin e bashkëshortit të saj si president i Francës pak ditë më parë, ajo gjithashtu zgjodhi një kostum tepër elegant blu pastel nga marka Louis Vuitton. Por siç thotë redaktorja e modës Mary Alice Stephenson, për ngjarje të tilla nuk është se zonjat e para kanë shumë mundësi zgjedhjeje: “Po të veshësh të kuqe, duket sikur po thua: ‘Më shikoni mua!’: ikën e gjithë vëmendja nga burri krah teje. Po të veshësh të bardhë, dukesh sikur po bën si shenjtore dhe gjithashtu evokon dasmat. E zeza është shumë e errët dhe e trishtë e po ashtu edhe bluja e errët. E verdha nuk duket mirë tek bjondet…”

Kështu, kjo ngjyrë duket se është e preferuara e grave më me stilt të politikës botërore duke qenë se edhe Jackie Kennedy duket se e kishte ngjyrën e preferuar kur vinte puna për veshjet e eventeve të rëndësishme. Kate Middleton gjithashtu ka zgjedhur blunë pastel për shumë evente të tilla dhe duket se kjo nuancë është shndërruar dalëngadalë edhe në të preferuarën e  grave të politikës shqiptare. Dhe përtej çështjeve të modës dhe të etikës, këto zonja duket se i kanë kushtuar rëndësi edhe asaj që ndjell ngjyra blu pastel. Sipas ekspertëve, kjo ngjyrë asociohet me thellësinë e mendimit dhe qëndrueshmërinë si dhe simbolizon: besim, fisnikëri, urtësi, vetëbesim, inteligjencë dhe vërtetësi. Mbajini parasysh të gjitha këto për ditën që ju ose bashkëshorti juaj do t’i futeni politikës.

 

 

Jackie Kennedy

Princesha Diana

Michelle Obama

 

Kate Middleton

Klajda Gjosha

Jorida Tabaku

Majlinda Bregu

 

 

Next Post
Mbrojtja e trashëgimisë botërore të natyrës, Shqipëria në listën e Bashkimi Ndërkombëtar

Mbrojtja e trashëgimisë botërore të natyrës, Shqipëria në listën e Bashkimi Ndërkombëtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

April 12, 2026
Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

April 12, 2026
Begaj flet në Kuvendin e RMV-së: Vlerësojmë mbështetjen tuaj ndaj Kosovës!

Presidenti Begaj uron nga Korça: Gëzuar Pashkën, të bëhemi më solidarë me njëri-tjetrin!

April 12, 2026
Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

April 12, 2026
Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

April 12, 2026
Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

April 12, 2026
Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

April 12, 2026
Dibranët dhe kuksianët ndër më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve! Vlora renditet e para

Dibranët dhe kuksianët ndër më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve! Vlora renditet e para

April 12, 2026
Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

April 12, 2026
Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In