Stadiumi “Arena Kombëtare” është drejt fazës finale të punimeve dhe pritet që të inagurohet gjatë muajit qershor. Federate Shqiptare e Futbollit ka publikuar ditën e sotme të tjera pamje nga brenda impiantit, që sicc edhe shihet ka marrë formën e duhur.
Puna tashmë është përqendruar tek fusha e stadiumit dhe më pas do të vijojë me proceset e tjera. “Arena Kombëtare” do të ketë një kapacitet prej 22-mijë vendesh dhe është një impiant që i plotëson të gjitha kushtet e kërkuar nga UEFA. /a.meta