• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTOT/ Anija “Oriku” niset për operacionin e NATO-s në detin Egje

by A R
21/11/2016 15:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

U nis në mesditën e sotme nga Porti i Durrësit anija “Oriku” në operacionin e NATO-s “Sea Guardian” në detin Egje.

Të pranishëm për përcjelljen në mision të anijes ishin  ministrja e Mbrojtjes zonja Mimi Kodheli, zëvendësshefi i Shtabit, gjeneral brigade Dedë Prenga, komandantët e forcave, ushtarakë dhe familjarë të efektivëve pjesëmarrës në mision.

Ministrja e Mbrojtjes, zonja Mimi Kodheli në fjalën e saj përshëndetëse ndër të tjera tha: “Pasiguria në rritje në Mesdheun lindor e jugor ka sjellë nevojën e një reagimi të përbashkët nga të gjitha vendet e Aleancës sonë. Ngjarjet që ndodhin në Siri, Irak dhe jo vetëm demonstrojnë rëndësinë që ka NATO për të qenë e mirëpërgatitur dhe e kudogjendur për t’iu përgjigjur çdo krize të mundshme.

Më tej ajo vijoi duke thënë se “Misioni ushtarak detar në detin Egje, midis dy vendeve tona aleate, Greqisë dhe Turqisë, është dëshmia më e mirë e unitetit dhe gatishmërisë që të gjithë vendet e NATO-s kanë. Dhe ju ushtarakë të anijes “Oriku” po merrni pjesë në një nga angazhimet më të rëndësishme për FA-të tona, që nga nisja e procesit të anëtarësimit në NATO.

Zonja Kodheli theksoi se “prania jonë në detin Egje, në rradhë të parë i takon solidaritetit që Shqipëria tregon ndaj fqinjëve dhe aleatëve. Ushtarakët tanë kanë qenë në çdo pikë të nxehtë të globit, por tani problemet janë afruar në kufinjtë tanë. Dhe ne duhet të jemi aty”.

Në fund të fjalës së saj ministrja Kodheli tha: “Pas vitesh të tëra arsimimi, pune dhe sakrfice tani po i drejtoheni misionit tuaj të parë në ujërat ndërkombëtare. Deri dje, dalja jashtë vendit në mision ishte ekskluzivitet i Forcës Tokësore. Dhe ne të gjithë e dimë mirë se vështirësitë në përgatitjen e këtij misioni të sotëm ishin të mëdha. Jeta në anije është nga më të vështirat e më sfiduese. Misioni në det të hapur po aq. Unë ju përgëzoj për çdo gjë që ju keni bërë deri më sot.

Ekuipazhi i anijes “Oriku” përbëhet nga 21 ushtarakë të FA. Kjo anije do i bashkohet Greqisë dhe Turqisë, të cilët nën komandën e hollandezëve do të vijojnë kryerjen e operacioneve NATO./a.m.

009050060070080090

Next Post
Italia ‘çarmatos’ ushtrinë shqiptare nga kallashnikovi, dhuron 5 mijë “Beretta”

Italia 'çarmatos' ushtrinë shqiptare nga kallashnikovi, dhuron 5 mijë “Beretta”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LISTA/ Apeli rrëzon ankimin e Jamarbër dhe Argita Malltezit, lë në fuqi sekuestron e pasurive

LISTA/ Apeli rrëzon ankimin e Jamarbër dhe Argita Malltezit, lë në fuqi sekuestron e pasurive

January 16, 2026
Kapen 160 kg kokainë “firmato” në Bergamo, dy shqiptarë të arrestuar

Kapen 160 kg kokainë “firmato” në Bergamo, dy shqiptarë të arrestuar

January 16, 2026
“Njerëzit e Trump synojnë një gazsjellës në Ballkan, kontratë milionëshe në lojë”

“Njerëzit e Trump synojnë një gazsjellës në Ballkan, kontratë milionëshe në lojë”

January 16, 2026
Komentuesit u tallën me martesën e tij të tretë, Blero s’e kursen përgjigjen! (FOTO)

Komentuesit u tallën me martesën e tij të tretë, Blero s’e kursen përgjigjen! (FOTO)

January 16, 2026
Zhvillohet sot provimi i parë i Maturës Shtetërore, risia e këtij viti

Ndryshime në Maturën Shtetërore, zv.ministrja: Nxënësit që ngelin në 3 lëndë, përsërisin vitin shkollor

January 16, 2026
Keni aplikuar për vizë jo-emigruese në SHBA? Ambasada ka një njoftim me rëndësi

“Nga bashkimet familjare te…”, ekspertja sqaron cilat viza preken nga pezullimi i DASH-it për shqiptarët dhe cilat jo

January 16, 2026
VIDEO / Masakra e Reçakut, prezantuesja në Kosovë shpërthen në lot teksa jep lajmet

VIDEO / Masakra e Reçakut, prezantuesja në Kosovë shpërthen në lot teksa jep lajmet

January 16, 2026
BE në krah të Kopenhagenit për mbrojtjen e Groenlandës. Von der Leyen: Strategji e re sigurie evropiane

BE në krah të Kopenhagenit për mbrojtjen e Groenlandës. Von der Leyen: Strategji e re sigurie evropiane

January 16, 2026
Begaj nderon Ismail Qemalin: Aspirata e etërve themelues, e vetmja strategji kombëtare

Begaj nderon Ismail Qemalin: Aspirata e etërve themelues, e vetmja strategji kombëtare

January 16, 2026
Analiza/ Çfarë do ta rrëzonte regjimin në Iran?

Analiza/ Çfarë do ta rrëzonte regjimin në Iran?

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In