Aktorja e famshme e Hollywood pas shumë kohësh është parë në gjendjen e saj më të mirë. Divorci nga partneri i saj Brad Pitt, problemet shëndetësore si dhe lufta për kujdestarinë e fëmijëve të tyre dukej se e kishin transformuar Angeline Jolie në një femër skeletike.
U tha se aktorja po humbte në peshë në mënyrë të frikshme.
Një ditë më parë ajo u pa e shoqëruar nga fëmijët e saj, teksa shijonin ditët e fundit të dimrit në Neë York. Familja dukej në harmoni dhe e bashkuar.
Aktorja 43 vjeçare u pa në formë të shkëlqyer, madje rrezëllitëse. Edhe këtë herë Jolie kishte zgjedhur të vishej e gjitha në të zeza. (Shqiptarja.com)