• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FOTOT/ Alarm në aeroport, shtyhet udhëtimi pas mesazheve me vdekje dhe pamjeve horror në celularët e pasagjerëve

by Java News
24/07/2022 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fluturimi i Vueling VY1367 nga aeroporti Fiumicino i Romës për në Alicante të Spanjës, ka nisur me dy orë me vonesë ditën e sotme.

Në dukje asgjë e çuditshme, duke marrë parasysh se kemi të bëjmë me një verë plot me shqetësime në aeroport. Fakti është se këtë herë ishte ideja prej budallai e një pasagjeri të ri që shkaktoi problemin, siç u shfaq në orët e fundit.

Imazhe horror

Gjithçka nisi pak minuta para nisjes, kur në iPhone-ët e disa prej 147 udhëtarëve u paraqit kërkesa për të pranuar një mesazh të mbërritur përmes AirDrop. Megjithëse dërguesi ishte i panjohur, shumë prej tyre kanë dhënë (me pakujdesi) dritën jeshile.

Në atë moment një zhurmë dhe shprehje shqetësimi filloi të përhapej midis sediljeve, për atë çka ishte shfaqur në ekranin e pajisjeve Iphone, që i shoqëronte edhe një tekst i paqartë në gjuhën amharike (gjuha zyrtare e Etiopisë) me titull “Zgjohu zgjohu zgjohu”, që më vonë doli të ishte anatemë e vdekjes dhe fatkeqësisë.

Ankesa dhe precedenti

Si normale, marrësit i lidhën menjëherë këto përmbajtje me praninë e mundshme në bord të një agresori.

Për arsye sigurie, komandanti vendosi të pezullonte nisjen në momentin e fundit dhe të lajmëronte Policinë Kufitare. Agjentët nuk vonuan shumë për të identifikuar personin përgjegjës për ngjarjen.

Ai është një 18-vjeçar spanjoll që kishte qenë në humor për të bërë shaka “pa kripë”, e cila u denoncua menjëherë për alarm.

Në zhvillimin e “planit” të tij, ai ndoshta u frymëzua nga një episod i ngjashëm që ndodhi në maj në një fluturim Tel Aviv-Stamboll, kur nëntë persona kishin dërguar foto të përplasjes së avionit tek pasagjerët e tjerë përmes AirDrop.

Edhe në atë rast, pas frikës së kuptueshme, gjithçka u zgjidh për fat me një shtyrje të thjeshtë (ndonëse të bezdisshme) të nisjes së avionit.

E frikshme/ Alarm në aeroport, shtyhet udhëtimi Romë-Alikante pas

Next Post
Betohet pas pak si president/ Begaj mbërrin në Kuvend me bashkëshorten dhe fëmijët, priten Lindita Nikolla

Betohet pas pak si president/ Begaj mbërrin në Kuvend me bashkëshorten dhe fëmijët, priten Lindita Nikolla

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In