• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Aksioni për pastrimin e Tiranës, Veliaj përvesh mëngët

by Java News
13/11/2016 15:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës, e mbështetur nga vullnetarë e qytetarë të Tiranës, ndërmori sot një aksion pastrimi në të 24 Njësitë Administrative të kryeqytetit. Aksioni nisi në orën 8.00 të mëngjesit, nga Kombinati, me pastrimin e varrezave të Sharrës, e më pas vijoi në të gjitha njësitë administrative, të cilat janë organizuar në zona të përcaktuara më parë nga Bashkia e Tiranës.25315959089_26cc3c07eb_k

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, fillimisht iu bashkua aksionit të pastrimit në Kombinat, e më pas kaloi në Njësinë Administrative 8, në zonën e njohur si “Serat”, ku edhe falenderoi të gjithë qytetarët që vendosën t’i bashkohen aksionit të pastrimit.

“Siç kemi një qytet të të gjallëve, kemi edhe një qytet të atyre që s’janë më, kjo është simbolika pse aksionin e pastrimit e filluam nga varrezat e Tiranës, që sot janë shumë herë më të pastra. Në varrezat e Sharrës do të vazhdojmë me një investim, si në Tufinë, për të pasur një hapësirë të këndshme, ku qytetarët të kenë kohë për të kujtuar të afërmit e tyre, në një ambient higjenik dhe shumë herë më estetik se sa ai që kemi sot. Nga Kombinati vijuam në disa lagje të tjera të Tiranës. Ajo që kuptojmë nga çfarë gjejmë poshtë pallateve është se tiranas apo kryeqytetas nuk të bën adresa, as makina e as celulari i shtrenjtë, as pallati luksoz, por sjellja qytetare”, tha Veliaj.30915847626_6b5527889f_k

Në fjalën e tij, kryebashkiaku vlerësoi punën e bërë deri më tani nga ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës, duke theksuar se Tirana aktuale është shumë herë më e pastër nga ajo e një viti më parë.

“Sot Tirana është shumë më e pastër dhe besoj të gjithë e pranojnë këtë, por kemi mundësi për më mirë. Më jep shumë shpresë fakti se ka një brez të rinj qytetarësh, të cilët çështjen e pastrimit e kanë shumë për zemër edhe me shpresë do të sjellin një transformim të një gjenerate, e cila mendon më me kujdes për natyrën”, tha ai.30650117590_6162fed847_k

Nisur edhe nga reshjet e fundit ku mbeturinat shkaktuan mjaft probleme në bllokimin e kanalizimeve, Veliaj u kërkoi qytetarëve që të reduktojnë përdorimin e plastikës.

“Mund të na ndihmojnë edhe ata që nuk kanë dale për pastrim, mjafton të mos bëjnë pis. Të reduktojmë përdorimin e plastikës, e ambalazheve të tepërta”, tha ai.

Veliaj deklaroi se në dhjetor do të nisë punën edhe kompania publike, një bashkëpunim mes Bashkisë së Tiranës dhe Bashkisë së Veronës, për pastrimin e kryeqytetit, ndërkohë që janë porositur edhe mjete të tjera me qëllim përmirësimin e kushteve.

“Në muajin dhjetor kompania publike, bashkë me Bashkinë e Veronës, do të fillojë operimin në Tiranë. Kemi porositur edhe disa mijëra kosha dhe disa dhjetëra mjete të tjera. Nuk po kursejmë asgjë, që të administrojmë me sukses ato që ka në dorë bashkia. Ashtu si në një familje nuk është detyra vetëm e nënës nikoqire që të pastrojë, por secili duhet të kontribuojë”, tha Veliaj.

Edhe Drejtoresha e Politikave dhe Edukimit Mjedisor në Bashkinë e Tiranës, Diana Mile, ftoi të gjithë qytetarët që t’i bashkohen kësaj nisme që Tirana të jetë gjithmonë e pastër, jo vetëm për festat. Ndërkaq, aksioni i pastrimit nga ndërmarrjet e bashkisë dhe qytetarët për heqjen e mbetjeve do të vijojë gjatë gjithë ditës. 25315956059_f425801dda_k


30952046855_301b7353e1_k

Next Post
FMN do t’i japë Bosnjës hua 620 milionë dollarë

FMN: Vitin e ardhshëm, Shqipëria do të jetë ekonomia me rritjen më të shpejtë ekonomike në Ballkan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“PD e vonuar, shkak lidershipi”, Salianji: Sot duhet të flisnim për kandidatët për Bashkitë

February 5, 2026
Zgjedhja e kryetarit të PD-së/ Bozdo prezanton rregulloren: Ndryshime drastike që sigurojnë transparencë

“Krimi i organizuar ka ndikuar zgjedhjet”, Bozdo: Nuk i jepet zgjidhje kësaj situate me reformë

February 5, 2026
“Berisha të hapë listat e anëtarësisë nëse…”, Salianji: ‘Sallat’ e mia sollën protestën para Kryeministrisë

“Berisha të hapë listat e anëtarësisë nëse…”, Salianji: ‘Sallat’ e mia sollën protestën para Kryeministrisë

February 5, 2026
Opinion: Plani i Trumpit që “Irani të dorëzohet” është një gabim fatal

Opinion: Plani i Trumpit që “Irani të dorëzohet” është një gabim fatal

February 5, 2026
Raporti i FIFA-s për merkaton e janarit: Klubet shqiptare nuk paguajnë për të blerë lojtarë

Raporti i FIFA-s për merkaton e janarit: Klubet shqiptare nuk paguajnë për të blerë lojtarë

February 5, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse nuk shkojnë opozitarët në protestat e Sali Berishës?

February 5, 2026
Makina përfshihet nga flakët gjatë lëvizjes, bllokohet rruga në zonën e Ujit të Ftohtë

Makina përfshihet nga flakët gjatë lëvizjes, bllokohet rruga në zonën e Ujit të Ftohtë

February 5, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

February 5, 2026
Berisha thirrje demokratëve: Protestat tona, më të mirëpritura se kurrë! Kemi mbështetje në mbarë botën

Berisha thirrje demokratëve: Protestat tona, më të mirëpritura se kurrë! Kemi mbështetje në mbarë botën

February 5, 2026

Një dëshmi skandaloze se si gjykon drejtësia e re në Shqipëri

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In