Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë gjatë mesditës para Kryeminsitrisë.
Në aksident janë përfshirë dy mjete ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur viktima, edhe pse përplasja ishte mjaft e fortë.
Siç shihet nga fotot, një prej mjeteve ka përfunduar mbi trotuar, duke rrezikuar jetën e kalimtarëve.
Policia po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./a.m.














