Një aksident me pasojën plagosjen e një personi ka ndodhur sot pasdite në afërsi të tregut të Medresesë në Tiranë. Sipas raportimeve nga vendngjarja mësohet se një burrë është përplasur nga një makinë teksa po kalonte rrugën. Ambulanca dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje, dhe personi plagosur është jashtë rrezikut për jetën. /ma.me












