Me afrimin e stinës së reshjeve, Bashkia e Tiranës ka nisur punën për pastrimin e shtratit të Lumit të Lanës nga mbetjet. Për të parandaluar daljen e lumit nga shtrati, prej dy javës ndërmarrja e Punëtorëve të Qytetit, DPN2, ka punuar intensivisht për të pastruar shtratin e Lanës, nga mbetjet e hedhura në mënyrë të papërgjegjshme nga qytetarët, të cilat rrisnin mundësinë e daljes së tij dhe të përmbytjes së zonave përreth.
Makineritë e rënda si dhe punonjësit kanë bërë të mundur rehabilitimin e të gjithë shtratit të lumit nga zona Vasil Shanto deri tek Pallati me Shigjeta duke hequr tonelata plastikë dhe inerte. Për shkak edhe të terrenit i cili favorizon akumulimin e mbetjeve, kjo zonë njihet si tejet problematike sa herë që bien reshje të dendura shiu, ku lumi i Lanës del mbi shtratin e tij duke sjellë vështirësi dhe në qarkullimin e automjeteve.
a.ç