Dy nga çmimet më të rëndësishme që britanikja fitoi ishin, ”Albumi më i mirë i vitit” (25), ”Kënga e vitit”(Hello). Por pavarësisht kësaj, performanca e divës së muzikës pop Beyonce ishte e jazhtëzakonshit emocionuese, pasi këngëtarja është shtatzënë në pritje të dy binjakëve.
Vlen të theksohet se Adele, fitoi të gjitha çmimet, ku ajo ishte e nominuar. Adele mundi edhe mbretëreshën e popit, Beyonce ku kjo e fundit, fitoi vetëm 2 çmime. Gjatë marrjes së çmimit për albumin më të mirë të vitit, Adele u shpreh se këtë çmim e meriton Beyonce, me albumin e saj ”“The Lemonade’’. Në këtë ceremoni madhështore në Los Angelos, nuk kaloi pa u përmendur edhe ylli britanik që u nda nga jeta Krishtlindjet e kaluara, George Michael.