• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ 90 ditët e burgut të Martin Lekës në qeverisjen e Berishës, gazetari: Dënim politik!

by Java News
04/05/2019 15:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çerek shekulli më parë gazetari i “Koha Jonë”, Martin Leka fitoi lirinë. Ai ishte dënuar me burg dhe si sot në 4 majin e 25 viteve më parë la qelinë. Martin Leka thotë se shkrimi në gazetë ishte sebepi, por në të vërtete sipas tij, dënimi ishte politik. Leka kujton se presioni ndërkombëtar e detyroi Presidentin e kohës, Berisha, për të lëshuar dekretin.

Si sot 25 vite më parë pas tre muaj në burg gazetari Martin Leka do të rifitonte lirinë. Burgosja erdhi si pasojë e një shkrimi në gazetën “Koha Jonë”, në Dhjetor të vitit 1994, ku tregohej se si qeveria e kohës përmes një urdhri të brendshëm sekret u hiqte ushtarakëve mbajtjen e armëve jashtë reparteve paçka se ligji i miratuar në Parlament ua lejonte. Në një intervistë për Top Channel, Martin Leka, tregon arsyen e vërtetë të burgosjes.

“Shkrimi ishte sebepi, sepse “Koha Jonë” kishte një valë të gjerë persekucioni psikologjik, por edhe real. Ky ishte një akt i mirëfilltë politik që kishte lidhje me lirinë e shprehjes dhe të mendimit. Një akt kundër lirisë së gazetës “Koha Jonë”. Aleksandri doli i pafajshëm dhe u lirua nga salla e gjyqit dhe unë u dënova me 2 vite e gjysmë burg”, tregon ai.

Muhamed Veliu: Cilat ishin akuzat ndaj jush?
“Ishte nxjerrja e sekretit shtetëror. Më pas në Gjykatën e Apelit që u zhvillua në prill, përsëri u dënova me një vit e gjysmë burg nga një trup gjykues i kryesuar nga Prel Martini, kryetari i Gjykatës së Apelit. U dënova prapë me të njëjtën sasi burgu, por tashmë me një akuzë të ndryshuar: Shpifje e fyerje, dhe iku akuza për sekret shtetëror”, përgjigjet ai.

Kjo foto brenda në qeli është e vetmja dëshmi e ditëve në burg për Martin Lekën po jo i vetmi kujtim që dëshmon se edhe në Shqipëri megjithëse kishin fryrë erërat e demokracisë, atij nuk ia kursyen 90 ditë burg. Lirimi erdhi pas një dekreti nga presidenti i kohës Sali Berisha.

“Në një ditë të vetme, Sali Berishës i kanë shkuar në Presidencë 84 fakse që kërkonin lirimin e gazetarëve nga burg. Kështu që ishte një presion i madhe ndërkombëtar, Organizata Botërore e Lirisë së Shtypit, Reporterët pa Kufij, kryeministra, qeveri, shoqata nga të gjitha vendet e botës. Ai ishte në një presion të madh. Por në rastin e ditës së lirisë së shtypit, është gjetur dita si festë. Sepse ai kërkonte ta çonte këtë dekret në festat e nëntorit. Nuk mendoj se ishte çështje reflektimi, por ishte diçka e detyruar”, shprehet Martin Leka.

Fotot e Martin Lekës në qeli dhe gjatë procesit gjyqësor në miniekspozitën me foto të historisë së “Koha Jonë”, ruhen me fanatizëm nga botuesi kësaj gazeta Nikoll Lesi.

“Ajo ka qenë një ngjarje shokuese për median e lirë. Ka bërë burg të padrejtë për lirinë e medias, fjalën e lirë, bashkë me Aleksandër Frangajn. Të dy ishin të dënuar me burg. Është një ngjarje që sa herë e kujtoj na bën të rithemi se lufta e medias së lirë, sidomos e gazetës “Koha Jonë”, e cila ishte e vetmja gazetë e kohës përballë frontit të pushtetit të kohës, ishte një betejë mes fjalës së lirë dhe pushtetit”, tregon Nikoll Lesi.

 

/a.meta

Next Post
Ardi Veliu dhe vartësit takime pune në prokurorinë e Tiranës

Prona tek Spitali Ushtarak, zbardhet skema e falsifikimit të testamentit dhe vendimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ibrahimaj: Ndryshimet në ligjin për portet turistike mbështesin investimet strategjike, s’ka mungesë transparence

Ibrahimaj: Ndryshimet në ligjin për portet turistike mbështesin investimet strategjike, s’ka mungesë transparence

April 9, 2026
Ministra dhe drejtorë në listat e deputetëve, Braçe: Kam rezerva, të dalin në fushëbetejë!

Braçe lexon SMS-të në Kuvend: Pronarja e Lufrës na tha ‘më bie më lirë të blej qumësht pluhur’

April 9, 2026
Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

Bordi i Transparencës ul me 10 lekë çmimin e naftës dhe me 8 lekë benzinën

April 9, 2026
“Bast i humbur”, The Guardian: Si Netanyahu doli humbësi kryesor i luftës…

“Bast i humbur”, The Guardian: Si Netanyahu doli humbësi kryesor i luftës…

April 9, 2026
Braçe ngre shqetësimet e prodhuesve të qumështit, Salla: Produktet kontrollohen nga ferma deri në tryezë

Braçe ngre shqetësimet e prodhuesve të qumështit, Salla: Produktet kontrollohen nga ferma deri në tryezë

April 9, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 10 Prill 2026

April 9, 2026
E pazakontë në Tiranë! Gjenden 11 qen të ngordhur në kazanët e mbeturinave, nis hetimi

E pazakontë në Tiranë! Gjenden 11 qen të ngordhur në kazanët e mbeturinave, nis hetimi

April 9, 2026
Balla i drejtohet opozitës: Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër

Balla i drejtohet opozitës: Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër

April 9, 2026
77 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD për pr.ligjin mbi naftën. Revoltohen Bardhi e Bozdo

77 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD për pr.ligjin mbi naftën. Revoltohen Bardhi e Bozdo

April 9, 2026
Fundi i perandorisë amerikane

Fundi i perandorisë amerikane

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In