• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ 7 gjëra që duhet të dini për tunelin që lidh Evropën me Azinë (106 metër poshtë detit)

by Java News
20/12/2016 22:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Turqia ka inauguruar të martën tunelin e parë që lidh Evropën me Azinë me rrugë automobilistike. Tuneli “Avrasya” përbëhet nga dy shtresa, një për vajtje dhe një për ardhje.

Mediet turke kanë listuar shtatë gjëra që duhet të dini për këtë tunel.

tuneli 2

Gjatësia dhe thellësia

I gjithë projekti që lidh Evropën me Azinë është 14,6 km i gjatë, duke përfshirë tunelin 5,4 km i cili kalon nën det. Pika më e thellë që arrin tuneli është 106 metra nën nivelin e detit.

Nga kalon?

Tuneli “Avrasya” nis në bregun evropian të Ngushticës së Bosforit në vendin e quajtur Yenikapi, kalon nën det dhe përfundon në anën aziatike të Stambollit në vendin e quajtur Harem. Tuneli do të lidhet me Autostradën D-100.

tuneli 5

Sa kushton të kalosh?

Është super projekt që ka kushtuar shumë, por jo pak do tu kushtojë edhe atyre që do ta përdorin për të kaluar nga Evropa në Azi dhe anasjelltas me makinë. Ministria turke e Transporteve ka njoftuar se çmimi për një veturë do të jetë 4 dollarë plus TVSH, ndërsa për minibusët çmimi do të jetë 6 dollarë plus TVSH. Autobusët dhe makinat e tjera të tonazhit të rëndë është e ndaluar të kalojnë në tunel.

tuneli 3

Kur do të hapet?

Tuneli inaugurohet në martën nga Presidenti edhe kryeministri turk ndërsa automjetet e para do të kalojnë të mërkurën në mëngjes.

Sa ka kushtuar?

Themelet për tunelin “ Avrasja” janë hedhur në vitin 2011. Tuneli ka kushtuar plot 1.3 miliardë dollarë dhe është financuar nga konsorciumi privat “ATAS”, i cili do të vjelë të ardhurat nga tuneli dhe do ta menaxhojë atë për 24 vjet e 5 muaj.

 Më pas tuneli do t’i dorëzohet shtetit turk. Shteti ka garantuar kompaninë se çdo ditë do të kalojnë të paktën 35 000 automjete. Nëse kalojnë më pak, shteti turk do të subvencionojë kompaninë private.

tuneli 4

Cilët automjete mund  ta përdorin tunelin?

Tuneli është projektuar në mënyrë të tillë që të përdoret vetëm nga automjete të tonazhit të ulët si vetura dhe minibusë. Automjetet e tonazhit të rëndë dhe dy-rrotakët nuk lejohet të kalojnë në tunel.

Sa rezistent ndaj tërmeteve është?

Tuneli “Avrasja” është projektuar që t’i rezistojë edhe tërmetit 9 ballësh./tvklan.al

Next Post
Supergjobat/ Përdorimi i celularit gjatë drejtimit do të ndëshkohet nga 5- 15 mijë lekë

Opsioni "Drive Safe"/ Celularët nuk do të punojnë më kur të jeni duke i dhënë makinës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha në Gjermani takoi edhe Fritzin, mikun e tij të vjetër

Kandidatura për Tiranën/ Bejko: Braçe ‘e ka ndarë mendjen’, por Ramës i duhet Manastirliu

April 5, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In