• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ 45 artistë të Teatrit Metropol mbjellin 45 pemë mimozash te Parku i Liqenit

by Java News
06/02/2018 12:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktorët e shfaqjes së suksesshme “Nata e Dymbëdhjetë” e Uilliam Shekspirit, e cila u vu në skenë në Teatrin e Metropolit, por edhe drejtoresha e Teatrit, Jonida Beqo, aktorët e mirënjohur të filmit dhe skenës, Marjeta Ljarja dhe Gaz Paja, iu bashkuan kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për të mbjellë 45 pemë mimozash në Parkun e Liqenit Artificial. Kryebashkiaku Veliaj i falenderoi ata për kontributin dhe theksoi se mimozat e mbjella i japin parkut më shumë gjelbërim dhe qytetit më shumë frymëmarrje.

“U jam shumë mirënjohës sot të gjithë artistëve, atyre që janë ikonë e skenës shqiptare, por edhe artistëve të rinj, gjithë trupës së shfaqjes “Nata Dymbëdhjetë” të Teatrit të Metropolit, pedagogë e studentë të Arteve, që na u bashkuan sot për të mbjellë 45 mimoza në Parkun e Liqenit. Është shumë e rëndësishme t’i kthejmë natyrës atë që dëmtohet. Ngricat e vjetshme na dëmtuan një parcelë të madhe me mimoza në park, ndaj 45 artistë sot mbollën 45 mimoza dhe ndihem shumë mirë për këtë”, u shpreh ai.

Aktorja e njohur e teatrit dhe filmit shqiptar, Marjeta Ljarja vlerësoi nismën e Bashkisë së Tiranës dhe u shpreh se mbjellja e një peme sot, i shërben të nesërmes. “E kam pritur me shumë kënaqësi këtë nismë dhe vërtetë duket e vogël kështu në dukje, por është një mrekulli për sot dhe për nesër. Jam me atë që le ta fillojmë me gjëra të bukura, të thjeshta në dukje, largohemi edhe nga kjo trazira e madhe politike”, tha aktorja Ljarja.

Ndërkaq, kryebashkiaku Veliaj tha se me këtë akt të gjithë artistët i japin një mesazh të qartë çdo qytetari të përgjegjshëm, që bëhet pjesë e këtij aksioni dhe që kontribuon për një qytet më të mirë nesër. “Për të gjithë aktorët që kanë kaluar shumë role të rëndësishme në jetë dhe që i kanë bërë ikona kombëtare, besoj se mesazhi që japim sot është se roli më i rëndësishëm, ku të gjithë luajmë, është roli qytetar. Skena e madhe është skena e qytetit dhe kur sillemi të gjithë si profesionistë të rolit, pra si qytetarë të cilët ndjejnë, kuptojnë, angazhohen, marrin përsipër qoftë edhe gjëra të vogla si mbjellja e një peme, japim një mesazh fantastik në këto kohë të trazuara, ku kemi më shumë nevojë për gjërat që na bashkojnë se për gjërat që na përçajnë”, tha Veliaj.

Aktori i humorit, Gazmend Paja theksoi se nuk ka gjë më të mirë për të ardhmen e qytetit nesër se sa të mbjellësh një pemë sot. “Nuk ka kënaqësi më të madhe se të ngrihesh në mëngjes dhe puna e parë është të mbjellësh një pemë, që do jetë jetë nesër. Ne po shijojmë kënaqësinë e mëngjesit dhe kontributin që po japim për një pemë, por ajo ka më shumë vlera se ky mëngjes dhe se kjo që po bëjmë tani. Mirënjohje për të gjithë ata që ndihmojnë, për ty Lali Eri dhe për të gjithë njerëzit që kontribuojnë për Tiranën dhe Shqipërinë tonë!”, tha Paja.

Së fundi, Veliaj dha një lajm të mirë për artistët dhe qytetarët artdashës. Ai shtoi se shumë shpejt do të jetë gati edhe teatri i hapur në amfiteatrin e Parkut të Liqenit. “Lajmi i mirë është që për pak javë mbaron amfiteatri, i cili do të jetë një tjetër skenë në natyrë. Uroj të kesh takat dhe ta mbushësh të gjithë parkun!”, u shpreh Veliaj, duke iu drejtuar në mënyrë të veçantë aktorit, Gazmend Paja.

Drejtoresha e Teatrit të Metropolit, Jonida Beqo, e mirëpriti investimin e bashkisë për të rehabilituar amfiteatrin e Liqenit, duke theksuar se shtimi i një skene të hapur për artdashësit është vërtet një lajm i mirë për teatrin e kryeqytetit dhe një vlerë e shtuar për artin e Tiranës.

Next Post
Kuvendi shtyn seancën për në 30 nëntor, pritet shkarkimi i Zgurit

Kreu i KQZ, Zguri: Ja kush është mekanizmi që prodhon zgjedhje të korruptuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

March 12, 2026
VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

March 12, 2026
AKU sekuestron 738 kg mish pule të KMY-së dhe 329 kg djathë në Tiranë

AKU sekuestron 738 kg mish pule të KMY-së dhe 329 kg djathë në Tiranë

March 12, 2026
Votimi për Ballukun, reagon Komisioni Europian: SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij

Votimi për Ballukun, reagon Komisioni Europian: SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij

March 12, 2026
Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama shpalli fajtore drejtësinë

Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama shpalli fajtore drejtësinë

March 12, 2026
“Nëse Kosova është në kërcënim, është edhe Shqipëria”, Rama për median turke: S’kemi plan B për anëtarësimin në BE

“Nëse Kosova është në kërcënim, është edhe Shqipëria”, Rama për median turke: S’kemi plan B për anëtarësimin në BE

March 12, 2026
Ambasada holandeze reagon pas votimit për Ballukun: Drejtësia të mos pengohet!

Ambasada holandeze reagon pas votimit për Ballukun: Drejtësia të mos pengohet!

March 12, 2026
Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

March 12, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Berisha, agjent i rusëve dhe serbëve”, avokati: SPAK ka rënë në lojën e PD

March 12, 2026
“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In