• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Shpallen 12 Monumentet e reja të Kulturës, shijoni këto pamje përrallore

by Java News
16/11/2017 14:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me propozim të Institutit të Monumenteve të Kulturës, Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar zonat e mbrojtura për 12 objekte me status monument kulture.

Me anë të këtij vendimi, për monumentet e kulturës përcaktohet një sipërfaqe toke ose trualli përreth, si zonë mbrojtëse, në përputhje me vlerat e tyre arkitektonike, me përshtatshmërinë e tyre urbanistiko-estetike, me rrethinën si dhe me rrethanat ekologjike.

12 zonat e mbrojtura të miratuara së fundmi i shtohen listës prej 89 zonave të tjera të monumenteve të kulturës të shpallura  përgjatë periudhës 2014-2017 nga Instituti i Monumenteve dhe Ministria e Kulturës.

Mbrojtja e zonave përreth objekteve të trashëgimisë ka qenë një ndër masat e para që ministrja Mirela Kumbaro ndërmori në mandatin të saj të parë në krye të Ministrisë së Kulturës duke pezulluar edhe lejet zhvillimore që preknin këto zona për shkak të gjendjes alarmante që paraqitej 4 vjet më parë.

Tashmë zonat përreth objekteve të trashëgimisë mbrohen si pasuri publike dhe si pjesë përbërëse e panoramës dhe e peizazhit natyror, i cili ndihmon në ruajtjen dhe evidentimin e Trashëgimisë Kulturore.

Përmasat e zonës mbrojtëse përcaktohen pas një studimi të bërë nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, me qëllim mbrojtjen e territorit përreth monumentit të kulturës, ku ndalohet çdo lloj ndërhyrjeje me karakter ndërtimor.

Lista e Zonave të Mbrojtura të Monumenteve të Kulturës të miratuara në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Restaurimeve janë:

1- Miratimin e propozimit të IMK-së për shpallje të Zonës së Mbrojtur “Kisha e Shën Mëhillit”,Vithkuq, Korçë

2- Miratimin e propozimit të IMK-së për shpallje të Zonës së Mbrojtur “Ujësjellësi i Vranishtit”, fshati Vranisht, Bashkia Vlorë

3- Miratimin e propozimit të IMK-së për shpallje të Zonës së Mbrojtur “Ura e Bratajt”, fshati Brataj, Bashkia Vlorë

4- Miratimin e propozimit të IMK-së për shpallje të Zonës së Mbrojtur “Ura e Frëngut”  fshati Gjorëm, Bashkia Vlorë

5- Miratimin e propozimit të IMK-së për shpallje të Zonës së Mbrojtur “Ura e Kaurit (frëngut)”fshati Poshnje, Bashkia Ura Vajgurore

6- Miratimin e propozimit të IMK-së për shpallje të Zonës së Mbrojtur “Ura e Tamarës mbi lumin Cemi i Vuklit dhe Hani pranë saj”, fshati Tamarë Kelmend, Bashkia Shkodër

7- Miratimin e propozimit të IMK-së për shpallje të Zonës së Mbrojtur “Ura e Vashës”, fshati Klos, Bashkia Mat

8- Miratimin e propozimit të IMK-së për shpallje të Zonës së Mbrojtur “Ujësjellësi i Bënçës”,fshati Bënçë, Bashkia Tepelenë,

9- Miratimin e propozimit të IMK-së për shpallje të Zonës së Mbrojtur “Ura e Kamares”, në Fshatin Mirakë, Bashkia Librazhd

10- Miratimin e propozimit të IMK-së për shpallje të Zonës së Mbrojtur “Ura e Mesit mbi Përroin e Kirit Mes”, Bashkia Shkodër

11- Miratimin e propozimit të IMK-së për shpallje të Zonës së Mbrojtur “Ura e Zotos”, Vithkuq, Bashkia Korçë

12- Miratimin e propozimit të IMK-së për shpallje të Zonës së Mbrojtur “Kisha e Shën Mërisë,Vithkuq” Bashkia Korçë.

a.ç

Facebook

Next Post
Arrestohet zjarrfikësi në Pukë, i gjenden municione në bodrumin e shtëpisë

Arrestohet zjarrfikësi në Pukë, i gjenden municione në bodrumin e shtëpisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Korrupsioni, në nivelin më të ulët ndonjëherë”, Rama: Kemi arritur në 12 milionë turistë

“Korrupsioni, në nivelin më të ulët ndonjëherë”, Rama: Kemi arritur në 12 milionë turistë

April 8, 2026
Rihapet Ngushtica e Hormuzit, Vengu: Armëpushimi SHBA-Iran uli presionin mbi tregun e karburanteve

Rihapet Ngushtica e Hormuzit, Vengu: Armëpushimi SHBA-Iran uli presionin mbi tregun e karburanteve

April 8, 2026
Rama takim me socialistët: Negociatat i mbyllim në 2027! Mandatet tona në Kuvend, janë forca jonë

Rama takim me socialistët: Negociatat i mbyllim në 2027! Mandatet tona në Kuvend, janë forca jonë

April 8, 2026
Ndikuan qiratë, transporti dhe ushqimet/ INSTAT: Inflacioni arriti në 2.6% në mars

Ndikuan qiratë, transporti dhe ushqimet/ INSTAT: Inflacioni arriti në 2.6% në mars

April 8, 2026
100 raketa në 10 minuta, Presidenti i Libanit dënon sulmet “barbare” izraelite

100 raketa në 10 minuta, Presidenti i Libanit dënon sulmet “barbare” izraelite

April 8, 2026
Kina, Afganistani dhe Pakistani zhvillojnë takime të përbashkëta

Kina, Afganistani dhe Pakistani zhvillojnë takime të përbashkëta

April 8, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

Rama: PS duhet të konfirmojë forcën në zgjedhje! S’mund të lejojmë që integrimi të merret peng

April 8, 2026
Njihuni me “ndërmjetësin” Asim Munir, marshalli pakistanez që ndaloi Trump-in

Njihuni me “ndërmjetësin” Asim Munir, marshalli pakistanez që ndaloi Trump-in

April 8, 2026
Shqipëria mirëpret armëpushimin SHBA-Iran: Një hap drejt stabilitetit global dhe sigurisë energjetike

Shqipëria mirëpret armëpushimin SHBA-Iran: Një hap drejt stabilitetit global dhe sigurisë energjetike

April 8, 2026
Meta humb ‘betejën’ edhe në Kushtetuese, mbetet në fuqi masa e “arrestit me burg”

Meta humb ‘betejën’ edhe në Kushtetuese, mbetet në fuqi masa e “arrestit me burg”

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In